E martë, 28 Dhjetor 2021
21:24
E rëndë në Maliq, 62-vjeçari gjendet i vetëvarur në një shtyllë

Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete nga familjarët, larg banesës së tij.

21:12
Beatrix largohet nga Big Brother me një makinë super luksoze, xhelozon Donaldi: Kush është shoferi ta shikoj një herë!

Beatrix është larguar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother Vip, për të marrë një surprizë tepër të veçantë drejt një tjetër destinacioni!

21:07
Beatrix Ramosaj lë papritur shtëpinë e Big Brother VIP!

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP për një surprizë që do t’i bëhet.

21:03
Sulmohet ambasada turke në Poloni

Ambasada turke në Poloni është sulmuar me koktej molotovi.

20:58
80 vjeçari italian dyshohet se vrau gruan kur i refuzoi seksin, pasi kishte marrë Viagra (fotot)

Një 80-vjeçar në Itali besohet se ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 61-vjeçare në një tërbim xhelozie kur ajo refuzoi të bënte seks me të, pasi ai kishte kapërdirë një tabletë Viagra, sipas raportimeve.

20:40
Fiks Fare/ Kanali i Misarit në Divjakë ndotet, ngordhje masive e peshqve

Katastrofa mjedisore me peshq të ngordhur në kanalin e Misarit në zonën e Myzeqesë, ka shqetësuar banorët e zonës.

20:30
Lajm i keq për Chelsean, titullari i mbrojtjes mbyll para kohe sezonin!

Një lajm shumë i keq për Thomas Tuchel dhe Chelsean vjen nga infermieria.

20:16
Dilema nëse ka pasur lidhje me Erjonin, “shpërthen” Rrushja: Po më dhemb koka

Erjoni dhe Rrushja kanë pasur një njohje disa vite më parë por kanë mohuar që të ketë pasur diçka më shumë mes tyre.

20:16
Lufta e Evropës me COVID-in gjatë vitit 2021

Në përfundim të vitit 2021 u bë e qartë se po fashiteshin shpresat që pandemia mund të përfundonte, ndërsa varianti i ri Omicron po përhapej në mbarë botën.

20:06
Presidenti iranian do ta vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do ta vizitojë Rusinë pasi ka marrë një ftesë nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, njoftoi më 28 dhjetor Qeveria iraniane.

20:02
Qeveria spanjolle arrin marrëveshjen me sindikatat e punës sipas kërkesës së Brukselit (fotot)

Ministrja spanjolle e punës Yolanda Diaz njoftoi sot se qeveria ka arritur marrëveshjen me sindikatat dhe punëdhënësit për reformat e ligjit të punës.

19:55
Aksidenti i rëndë i autobuzit i kushton jetën shtatë njerëzve në Kolumbi (fotot)

Shtatë njerëz duke përfshirë dhe një grua shtatzënë, humbën jetën sot në një aksident të rëndë autobuzi mes dy qyteteve kryesore të Kolumbisë.

19:48
“Unë Mephisto’, në skenën e Teatrit Eksperimental!

Për here të pare në Shqipëri, do të flitet perms artit për fenomenin “Mephisto” në skenën e teatrit.

19:43
Pas denoncimit të Ramës, ministri i Drejtësisë: SPAK të nis hetimin ndaj gjyqtares Klorinda Çela

Dy muaj mbasi gjyqtarja Klorinda Cela u shkarkua nga vettingu, ministri i drejtësisë kërkon që SPAK ta hetojë sepse ka penguar përmes një vendimi gjyqësor investimet e qeverisë.

19:34
Të infektuarit me Omicron/ Kosovë, një nga të prekurit është vaksinuar me dy doza Pfizer

Një prej 9 rasteve të para me omicron në Kosovë rezultoi pozitiv tre ditë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

19:31
Çdo ditë 15 shtrime në spital/ Mjekët: Kërkojnë ndihmë pas ditës së 10 nga infektimi

Ndonëse ka një numër në rritje të qytetarëve të infektuar me Covid 19, duket se ka rënie të personave që shkojnë për t’u trajtuar në spitalet Covid.

19:27
Kriza energjetike në Kosovë/ Balluku jep detaje për porosinë e Ramës: Do i japim 7680 MWh pa efekt financiar

Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në krizën energjetike që po kalon këto kohë. Këtë e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë ditës së sotme duke thënë se do t’i vijë në ndihmë familjeve në Kosovë që dy ditët e festave të mos mungojë energjia elektrike.

19:23
Dorëzohen 522 apartamente në Laç/ Kompleksi i banimit dhuratë e qeverisë turke

Gëzimi dhe emocionet nuk fshiheshin dot nga portreti Edi Ramës, kur mbërriti në Laç.

19:20
Pagat, informalitet i lartë/ Skandali i publikimi zbuloi se pjesa më e madhe e pagave nuk deklarohen të plota

Skandali me publikimin e pagave të mbi 630 mijë qytetarëve nxori në pah dobësitë e autoriteteve në ruajtjen e të dhënave, por edhe nivelin e lartë të informalitetit në ekonomi.

19:15
“Të pakënaqur në s*ks?” Samiu kërkon të mësojë detaje nga e kaluara e Rrushes

Në takimin me Rrushen, Samiu nuk ka hezituar ta pyesë për të kaluarën e saj.

19:13
Aksident i rëndë në Berat, makina përplas këmbësorin dhe e rrëzon, një tjetër mjet e shtyp

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është shënuar këtë pasdite në aksin rrugor Berat-Poshnje.

19:10
“Shikimet e zjarrta” me Erjonin, Mikela tregon çfarë ka vënë re mes tij dhe Rrushes në prapaskenë

Pas takimit me Samiun, Rrushja është komentuar për shikimet me Erjonin që i ka vënë re edhe Mikela.

19:05
Berisha “thumba” Bashës: Lavdi Zotit koha e tij mori fund! Të bëhet gati Rama

Ish kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të martë në ceremoninë për 30 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike në Durrës.

18:57
Southampton ndal Tottenham-in e Contes, fitojnë West Ham dhe Crystal Palace

Southampton i Armando Brojës (sulmuesi nuk e nisi si titullar) ia ka dalë të ndalë në barazim 1-1, Tottenham-in e Antonio Contes. Fillimi i ndeshjes ishte më i mirë për vendasit të cilët patën disa mundësi, por ia dolën të konkretizonin vetëm në minutën e 25-të me anë të kapitenit Ward-Prose. Mesfushori u tregua i […]

18:52
Rrushja: Jam femër me sekrete! Samiu zbulon me cilin prej djemve shkëmben “shikime të zjarrta”

Në takimin me Samiun, Rrushja i ka bërë të qartë se është vajzë me sekrete dhe nuk flet shumë.

18:42
Pasagjerja ‘e çmendur’ që qëlloi burrin në avion rezulton ish-aktore e serialit amerikan ‘Baywatch’ (fotot)

Një grua që u regjistrua dje në video duke qëlluar me shuplakë një burrë në një fluturim pasagjerësh në SHBA, u zbulua sot nga mediat se ka qenë balerinë, madje ka pasur dhe një rol të vogël në serialin e famshëm amerikan “Baywatch”.

18:42
Semi shqetëson fansat me postimin e fundit! Çfarë ndodhi papritur? (FOTO)

Ish banorja e Big Brother Vip, këngëtarja Semi Jaupaj, së fundi ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit, ku ka shkruar: “Është ok të mos jesh mirë”.

18:32
Katër skuadra pas tij, por Kumbulla ka të tjera plane për të ardhmen

Marash Kumbulla është një nga emrat që është lakuar më së shumti si një opsion i merkatos së janarit në axhendën e disa klubeve të elitës italiane. Napoli, Sampdoria, Cagliari por edhe Fiorentina janë në ndjekje të situatës së 21-vjeçarit, teksa interesohen për një transferim të mundshëm me anë të formulës së huazimit.

18:31
Ftesë në 5/ Aristela dhe Tola përplasen për “nusen” e Julit, Julin “e zë koka”

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Juli, ish-konkurrenti i “Përputhen”, i cili së fundmi ka publikuar edhe një këngë.

18:24
Izraeli nuk e kundërshton një marrëveshje “të mirë” bërthamore me Iranin

Kryeministri izraelit, Naftali Bennett tha se nuk kundërshton një marrëveshje “të mirë” bërthamore ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, edhe pse shprehu skepticizmin e tij se bisedimet, që rinisën këtë javë në Vjenë, do të mund të sjellin një rezultat të tillë.

18:11
Qytetari i fundit sovjetik

Tridhjetë vjet më parë, në fund të dhjetorit, Sergei Krikalev zbuloi së bashku me miliona bashkatdhetarë të tij se shteti në të cilin lindi nuk ekzistonte më. Ndryshe nga të gjithë të tjerët, lajmi i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (BRSS) i mbërriti kur ishte shumë larg tokës, në orbitë në stacionin hapësinor MIR, e cila konsiderohej si një nga postat orbitale më të rëndësishme të kohës e ndërtuar nga qeveria sovjetike.

18:06
Shifra alarmante me raste të reja në Greqi, 21657 të infektuar në 24 orët e fundit

Ashtu siç kishin parashikuar specialistët, si asnjëherë tjetër Greqia ka regjistruar 21657 infektime të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, kur rekordi ishte shënuar dje me mbi 9200 raste.

18:06
Rusia refuzon kërcënimet e SHBA për përjashtim nga sistemi botëror bankar SWIFT (fotot)

Moska thotë se prej vitit 2014 Uashingtoni e kërcënon vazhdimisht se do ta përjashtojë nga sistemi botëror dixhital i transfertave bankare SWIFT.

18:02
Spanjë, disa pjesë të vendit mbyllin jetën e natës mes rasteve në rritje me COVID-19

Disa rajone në veri të Spanjës po mbyllin jetën e natës për të luftuar një rritje të paprecedentë të infeksioneve me koronavirusin e ri (COVID-19).

17:59
Covid-19/ MSH: 6 humbje jete dhe 475 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 6 pacientë në 24 orët e fundit dhe janë shënuar 475 raste të reja me Covid-19.

17:54
Dekriminalizimi nuk mund të përfshijë personat non grata pa vendim gjyqësor. Analiza e ish kreut të KQZ Kristaq Kume

Profesor Kristaq Kume ka folur në “Top Talk” për çështjen e dekriminalizimit që ka disa penalitete ose persona që kanë specifika të ndryshme në raport me jetën e tyre të të kahershme dhe përjashtohen nga mundësia që të jenë përfaqësues politik të zgjedhur.

17:43
“Lindni sa më shumë demokratë me mend në kokë”/ Rama batuta me inxhinierin turk: Dole më i fituari që more nuse në Laç për djalin!

I pranishëm në ceremoninë e dhurimit të banesave të reja për 500 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç, ishte kryeministri Edi Rama, ambasadori turk Murat Ahmet Yörük, si dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

17:41
Burgosen trafikantët brutalë të emigrantëve drejt Anglisë pas postimit të videove të trafikut në ‘TikTok’ (fotot)

Tre trafikantë qeniesh njerëzore janë kapur në Francë pasi kishin postuar në rrjetet sociale video të rrezikimit të jetës së emigrantëve duke kaluar ngushticën drejt Anglisë.

17:35
Nis rikonstruksioni i stadiumit “Roza Haxhiu”/ Balla falenderon Presidentin e FSHF për investimet në Lushnje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla i shoqëruar nga kryebashkiakja, Eriselda Sefa inspektoi nisjen e punimeve për rikonstruksionin e Stadiumit “Roza Haxhiu” në Lushnje.

17:26
Kristaq Kume: Veprimet e Berishës për të shpërbërë Bashën të nxituara pa u njohur ndryshimet statutore në gjykatë

Profesor Kristaq Kume ka folur në emisionin “Top Talk” për situatën në PD dhe përpjekjet e Sali Berishës për të shkarkuar Lulzim Bashën

17:24
“Aman ngrini 2 gishta, m’ka marrë malli”/ Rama- banorëve: Kujdes bravën, banesa edhe për ata që më shajnë me libër shtëpie!

I pranishëm në ceremoninë e dhurimit të banesave të reja për 500 familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Laç, ishte kryeministri Edi Rama, ambasadori turk Murat Ahmet Yörük, si dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

17:15
SHBA-ja ndihmon Ukrainën që të forcojë kufijtë me Rusinë

Shtetet e Bashkuara do të financojnë projekte që do të përfshijnë edhe vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllim që të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë.

17:12
Lajm i mirë për besimtarët katolikë, në zonën e njohur si “Lapidari” do ndërtohet Kisha kushtuar shenjtores Nënë Tereza

Në darkën e shtruar mbrëmë për krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, por edhe trupin diplomatik në Tiranë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dha edhe një lajm të shkëlqyer për besimtaret katolikë.

17:05
Rezidentët në Kinë ‘duke vdekur urie’ prej izolimit brutal të Covid që i ndalon të dalin nga shtëpia (fotot)

Banorët nën rregulla rigoroze karantine në një prej qyteteve më të mëdha në Kinë, po përballen me krizë urie pasi ndalohen të dalin jashtë për të blerë ushqim, shkruan tabloidi britanik “TheSun”.

16:54
FOTO/ Familjet e prekura nga tërmeti në Laç futen në banesat e reja, kryebashkiakja Cara nuk mban lotët: Emocionet më kanë pushtuar…

Kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara nuk ka mundur të mbajë dot lotët teksa mbante fjalën para mbi 500 familjeve në Laç që humbën banesat e tyre si pasojë e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, e ndërsa sot do të akomodohen në lagjen e re të ndërtuar me financim të qeverisë turke.

16:52
Balla dhe Subashi në shtëpinë e të moshuarve në Fier: Jeni njerëzit më të dashur për ne. Premtimi për 2022

Drejtuesi politik i qarkut Fier, Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi kanë vizituar shtëpinë e të moshuarve duke i uruar që viti 2022 të jetë viti i fitores me armikun e padukshëm.

16:38
Vajza 8-vjeçare më e shëndoshë në botë, mahnit me rikthimin në peshën normale duke humbur 75% të kilogramëve (fotot)

Ajo që njihej më parë në SHBA si ‘vajza më e shëndoshë e botës ‘që kur hipte në peshore kalonte 150 kg, tashmë nuk njihet më pas humbjes së 75 përqind të peshës.

16:38
Zyrtare/ Barcelona firmos me Ferran Torres, zbulohet kontrata dhe klauzola e frikshme

Prej disa kohësh ishte bërë i njohur interesimi konkret i Barcelonës për Ferran Torres teksa blaugranat kishin nevojë të shtonin fantazinë në radhët e organikës së tyre.

16:33
Skandali i pagave, Taulant Balla flet nga Fieri: I kanë shërbyer konfliktit punëdhënës-punëmarrës! Të ashpërsohen penalitetet

Drejtuesi politik i qarkut të Fierit, Taulant Balla ka folur për skandalin e nxjerrjes së të dhënave me pagat duke kërkuar ndjesë. Balla shtoi se ka ardhur momenti për të ashpërsuar penalitetet ndaj kujtdo që shpërdoron dhe vë në rrezik marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

16:29
Ministri turk: Gylenistët mund të jenë kërcënim edhe për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha në Prishtinë se Lëvizja Hizmet e klerikut Fetullah Gulen, mund të paraqesë kërcënim për shtetin e Kosovës.

16:17
Parlamenti i Libisë propozon shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale për 6 muaj

Dhoma e Përfaqësuesve (parlamenti) i Libisë ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve presidenciale të vendit me gjashtë muaj.

16:15
Shuhet vëllai i Maradonës, u gjet i pajetë në shtëpi pas arrestit kardiak

Pas më shumë se një viti pas ndarjes nga jeta e Diego Armando Maradonës, ditën e martë ka ardhur edhe lajmi për vdekjen e vëllait të tij të vogël, Hugo Maradona.

16:03
Kukësi shënon gjithmonë, Tirana e Laçi “blind” në mbrojtje

15 javë kampionat janë luajtur deri tani në Abissnet Superiore, teksa kampionati rifillon më 15 janar. Rivalitet i madh si për garën për titullin kampion, kualifikimin në Conference League dhe objektivin mbijetesë.

15:58
Turqia kritikon Rusinë për kërkesat “unilaterale” ndaj Perëndimit për Ukrainën (fotot)

Turqia ka nxitur dje Rusinë të heqë dorë nga kërkesat që konsideronte “unilaterale” dhe të marrë një qasje më konstruktive për të thyer ngerçin me Perëndimin dhe Fuqitë e NATO-s në lidhje me Ukrainën, raportonte rrjeti francez AFP.

15:51
Vjen edhe zyrtarizimi nga Partizani për Dajën: Klubi falënderon trajnerin për punën e përkushtuar

U bë e ditur një ditë më parë, ndërsa sot ka ardhur edhe zyrtarizimi nga klubi i Partizanit për mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Ilir Daja.

15:46
Prapaskenat e Victoria’s Secret/ Bella Hadid më sensuale se kurrë për fundvit (Fotot)

Modelja Bella Hadid në fillim të këtij muaji zbuloi pse është rikthyer në Victoria’s Secret, teksa përpiqet të riemërohet si VS Collective.

15:41
Festë e madhe në DigitAlb/ Dhurata dhe surpriza për festat, dyqanet janë hapur deri në orën 22:00

Edhe pak ditë na ndajnë nga data 31 dhjetor dhe fluksi i qytetarëve drejtuar dyqaneve të DigitAlb, sa vjen e shtohet.

15:31
Festat e fundvitit/ 12 mijë pasagjerë në Rinas, aeroporti realizon 40 fluturime në ditë në linja direkte

Në aeroportin e Rinasit festa e fundvitit kanë sjellë shtimin e fluturimeve dhe të fluksit të udhëtarëve.

15:29
Vëllai i vogël i Diego Maradona vdes nga ataku kardiak, 13 muaj pas shuarjes së legjendës së futbollit (fotot)

Hugo Maradona, vëllai i vogël i legjendës argjentinase të futbollit Diego, ka vdekur sot nga një atak kardiak në moshën 52 vjeçare.

15:28
Basketboll Vllaznia-Afganistan/ Vajzat e kombëtares afgane ndeshje miqësore me vajzat e Vllaznisë

Falë sportit, u larguan në kohë nga Afganistani dhe u strehuan në Shqipëri. Janë një pjesë e vajzave të Kombëtares së basketbollit të Afganistanit ndërsa të tjerat janë sërish në zonën e luftës.

15:27
Për festa Korça është plot/ Hotelet nuk kanë më vende për natën e ndërrimit të viteve

Mijëra pushues kanë vizituar Korçën përgjatë ditëve të fundit të këtij viti.

15:16
Nikolla vizitë zyrtare në Turqi, takon homologun Mustafa Şentop

Me ftesë të Kryetarit të Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Şentop, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi. Në përbërje të delegacionit janë edhe deputetët Shpresa Marnoj dhe Shpëtim Idrizi.

15:16
Ushtria po kërkon rekrutë/ Nis fushata në gjithë Shqipërinë, kërkohen të rinj nga 17 deri në 27 vjeç

Ministria e Mbrojtjes ka nisur nga Elbasani fushatën për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e forcave të armatosura.

15:10
Subjektet private dëmtojnë dy linjat e Shijak-Vorë dhe Mëzes-Valias, normalizohet situata

Rrjeti elektrik i tensionit të lartë 35kV pësoi sot gjatë mesditës dy dëmtime nga subjekte private, duke sjellë stakim të energjisë në linja dhe disa n/stacione të rrugës Tiranë-Durrës.

15:09
Arrestohet shkaktari i aksidentit/ I mori jetën dje në aksident të miturit 3 vjeç dhe babait të tij

Në aksin rrugor Milot-Rrëshen janë të dukshme pasojat e aksidentit, ku një natë më parë humbi jetën Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeçar.

15:06
Do mbyllen 15 gjykata/ Mbeten 10 gjykata të shkallës së parë, Apeli vetëm në Tiranë

Qeveria e Gjyqësorit ka vendosur të mbyllë 15 gjykata në vend, nën argumentin se nuk janë funksionale.

15:04
Bilanci i 100 ditëve të “Rama 3”/ “Vetëm 9% e premtimeve u përmbushën, për 51% po punohet”

Më 27 dhjetor mandati i tretë i Partisë Socialiste, kryesuar nga Edi Rama mbushi 100 ditëshin.

14:51
Kina kritikon SHBA-në për satelitët e SpaceX

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për sjellje të papërgjegjshme dhe të pasigurt në Hapësirë, pas “takimeve të afërta” në mes të stacionit kinez dhe satelitëve të kompanisë SpaceX të Elon Musk.

14:45
“S’ka drejtësi për qytetarin, larg qytetarit”, Dobrushi: Harta e re e gjyqësorit, rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi

Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Andi Dobrushi të martën është shprehur kundër hartës së re gjyqësore pasi sipas tij rrezikon zbatimin e reformës në drejtësi.

14:33
Makina elektrike të personalizuara për festa/A doni dhe ju një mami si Kris Jenner (Fotot)

Të gjithë do ta donin një mami si Kris Jenner, pasi të gjashtë fëmijëve të saj u bëri dhuratë për festat e fundvitit makina elektrike të personalizuara të tipit “Moke”.

14:32
“Patrullonte” me çadër, rojen e godet rrufeja-shokët hidhen ta ndihmojnë!

Një moment paksa i pazakontë është kapur nga kamerat e sigurisë në të cilat shihet sesi një roje që po kryente kontrolle me çadër në dorë për shkak të shiut, goditet nga rrufeja.

14:22
Veliaj me krerët e besimeve fetare në darkën e Krishtlindjeve: Hapësirat e zaptuara prej vitesh do u rikthehen Kishave; Së shpejti te ‘Bulevardi i Ri’ do ndërtohet Kisha Ungjillore

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në darkën e Krishtlindjeve bën bashkë krerët e besimeve fetare në Tiranë. Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj uroi shëndet, mbarësi dhe një vit të bekuar për të gjithë kombin tonë, ndërsa dha lajmin e mirë për rindërtimin e disa kishave në kryeqytet dhe ndërtimin e një Kishe Ungjillore në zonën e Bulevardit të Ri.

14:20
Kurtin e “bëjnë copë” në parlament për energjinë: “La njerëzit në errësirë për ca vota”!

Qeveria Kurti u gjend përballë një rrebeshi kritikash në parlament, ku opozita kaloi hapur në sulm për ngërcin e krijuar në vend me kufizimet e energjisë elektrike.

14:20
Pak ditë përpara se sa Vetingu ta largonte/ Manja: SPAK të nis hetimin ndaj gjyqtares Klorinda Çela, mori vendim skandaloz

Njësia Antikorrupsion e Ministrit të Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit, i kanë kërkuar SPAK-ut marrjen si të pandehur të gjykatëses Klorinda Çela, pasi ata thonë se ajo ka dhënë ‘një nga vendimet më flagrante haptazi të paligjshme në kundërshtim skandaloz me interesin publik, pak ditë përpara se sa Vetingu ta largonte nga sistemi i drejtësisë’.

14:10
Studimi: Omicron katërfishon antitrupat kundër Deltës!

Një studim i ri i kryer së fundi në Afrikën e Jugut, tregon se varianti i ri i Covid i koronavirusit mund të rrisë imunitetin e trupit ndaj shtamit më të rrezikshëm, Delta.

14:09
Serrat me luleshtrydhe prej 20 ditësh në baltë! Fermerët në protestë, takojnë kryebashkiakun e Fierit

Tokat e mbjella me luleshtrydhe, që u përmbytën nga shirat e 12 dhjetorit janë ende nën pushtetin e baltës.

14:00
Vuçiç bën të fortin para kamerave, “bën të vdekur” para njerëzve drejtorin e energjetikës

Aleksandar Vuçiç e trajtoi plot shpërfillje përpara kamerave ushtruesin e detyrës së drejtorit të Elektroekonomisë (EPS), Milorad Gërçic, të cilit i kërkoi llogari për gjendjen energjetike në vend.

13:56
Kriza energjetike/ Shqipëria ndihmon Kosovën në dy ditët e festës të ndarjes së viteve

Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në krizën energjetike që po kalon këto kohë.

13:49
Përfundon gjykimi për dosjen “339″/ GJKKO shpall të pafajshëm Samuel Ndokën

Gjykata e Posaçme jep pafajësi për Samuel Ndokën, i akuzuar në një nga fraksionet e dosjes 339.

13:46
Babai shqiptar vret fëmijët e mitur dhe më pas veten/ Publikohen detajet rënqethëse (Fotot)

Detaje të reja janë zbuluar këtë të martë për vrasjen e dy fëmijëve nga babai shqiptar në Gjermani.

13:42
Kontinenti i tetë misterioz: Kapërcen Indinë, nisin matjet!

Të gjithë kanë mësuar prej shekujsh se Toka ka 7 kontinente.

13:34
Bora “varros” Japoninë: Nisi për Krishtlindje, nuk ka të reshtur!

Ngërçe të mëdha trafiku, anulime fluturimesh, trazira në shërbimet hekurudhore: reshjet rekord të deborës i kanë zhytur në kaos rajonet veriore dhe perëndimore të Japonisë.

13:28
(Fotot) Kampusi i studentëve në Universitetin Bujqësor drejt fundit, ja si duket godina e konceptuar nga arkitekti Winy Maas

Studentët e Universitetit Bujqësor do të kenë një kampus të ri universitar, sipas kushteve bashkëkohore.

13:28
SHBA shkurton kohën e izolimit për të infektuarit pa simptoma

Shtetet e Bashkuara e kanë përgjysmuar periudhën e izolimit për personat që janë të infektuar me koronavirus, por nuk kanë simptoma. Nga 10 ditë, koha e karantinimit për këtë kategori zbret në 5 ditë.

13:27
Dy orë rrugë në mes të dëborës e të ftohtit/ Vështirësitë që kalojnë çdo ditë nxënësit e fshatit Tërshenë

13 nxënësit e fshatit Tërshenë në Kukës bëjnë çdo ditë dy orë rrugë për të shkuar në shkollë në mes të borës dhe të ftohtit.

13:22
“Duhet të mësohet të rrijë me njerëzit e tjerë”/Einxhel flet për Arbrin

Einxhel ka folur me Beniadën për Arbrin.

13:08
Vjen largimi i parë nga PSG, braziliani rikthehet në La Liga

Rafinha është futbollisti i parë që largohet nga PSG. Mesfushori ofensiv ka vendosur të rikthehet në La Liga, aty ku ka luajtur më parë me Barcelonën dhe Celta Vigon.

13:06
Shqiptari shpallet hero në shtetin danez/ Shpëtoi një grua dhe foshnjën e saj nga sulmi i ish-bashkëshortit me thikë

Shqiptari nga Kaçaniku i Kosovës, Bekim Çallaku është shpallur hero në shtetin danez, pasi shpëtoi nga vdekja një grua bashkë me fëmijën e saj vetëm 16 muajsh.

12:52
Rinas/ Arrestohet 22-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda për vrasje e vjedhje

Policia Kufitare e Rinasit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e zbatimit të ligjit të Holandës.

12:48
Mbappe: Kam dy ëndrra për vitin 2022, Verratti mesfushori më i mirë

Kylian Mbappe fitoi garën me Robert Lewandowskin mbrëmjen e kaluar, duke u shpallur futbollisti më i mirë i vitit në “Global Soccer Awards” gjatë ceremonisë që u mbajt në Dubai.

12:38
Një surprizë e bukur vjen për Sarën nga qielli

Ditën e sotme ka mbërritur një surprizë nga qielli për njërën nga banoret.

12:32
“Njerëz të tillë i mbaj larg”/Arjola flet për Antonelën

Në një bisedë me Monikën,Arjola ka folur për Antonelën.

12:21
Memaliaj/ Po punonin në shtyllën e tensionit, dy elektriçistët i zë korrenti, njëri në gjendje të rëndë

Dy elektriçistë kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike këtë mesditë në Memaliaj, teksa po punonin në një shtyllë tensioni.

12:17
Zgjedhjet në FRPD, afati përfundimtar për propozimet e kandidaturave është deri me 31 janar

Grupi i punës për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese të FRPD-së ka udhëzuar këtë të martë nisjen e procesit të rifreskimit të strukturave të këtij forumi në të gjitha nivelet në përputhje me normat demokratike dhe të promovimit të vlerave që mbrojnë interesat e FRPD-së.

12:15
Merret peng banka në Tivar të Malit të Zi

Policia lokale ka evakuuar një pjesë të rrugës “Marshall Tito” në Tivar pasi një person ka kërcënuar se do shpërthejë një sasi eksplozivi.

12:12
“Global Soccer Awards” zgjedh më të mirët e 2021, dominojnë Italia dhe Barcelona

“Global Soccer Award” ka përzgjedhur më të mirët e vitit 2021. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Dubai. Italia zhvilloi një Europian fantastik, fitoi turneun pas 53 vitesh dhe u zgjodh skuadra kombëtare më e mirë e vitit.

12:10
Greqia me masa të reja për pajisjen e emigrantëve me leje qëndrimi, ja vendimet

Qeveria greke ka ndërmarrë disa masa rregulluese të procedurave të pajisjes së emigrantëve me leje qëndrimi në vend.

12:09
Cilat janë parashikimet e frikshme të Baba Vangës për vitin 2022

Një parashikuese, e cila supozohet se parashikoi sulmet e 11 shtatorit dhe Brexit-in, ka bërë disa parashikime rrëqethëse për vitin 2022.

12:09
Lajm i mirë për ata që duan të kalojnë fundvitin jashtë/ KE aprovon certifikatën digjitale të vaksinimit të Shqipërisë

Komisioni Evropian ka aprovuar këtë të hënë certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të lëvizin për pushime jashtë vendit gjatë festave të fundvitit.

12:07
Shtrenjtimi i gjelave të detit/ Këtë vit shitet me 200-300 lekë më shumë kilogrami

Fermerët vlonjatë kanë ankesa, edhe pse këtë vit çmimi për kilogram i gjelit të detit po kap shifra rekord.