“Koha për pushime”/ Mancini dërgon 6 lojtarë në shtëpi, Italia nis revolucionin e madh

02/06/2022 23:06

Italia nuk tregoi asgjë të bukur në superfinalen ndaj Argjentinës. Kampionët e Europës dhe të Amerikës Latine, u përballën mes tyre në “Wembley”, sfidë që u fitua 3-0 nga Leo Messi me shokë.

Kombëtarja e kaltër dhe skuadra e Hansi Flick janë pjesë e Grupit 3 të Ligës A bashkë me Anglinë dhe Hungarinë.

Donim të ndryshonim pas ndeshjes me Argjentinën, dhe do ta bëjmë. Do të lejojmë dikë të shkojë me pushime. Nuk do të jetë e lehtë të krijojmë një ekip konkurrues, i aftë të na japë menjëherë gëzim dhe kënaqësi. Duhet ta bëjmë shpejt këtë proces, lojtarët e rinj kanë nevojë të mësojnë sa më shumë.  Disa prej tyre as nuk luajnë fare në Serie A. Të gjejmë zgjidhje, por edhe të gabojmë sa më pak”, deklaroi trajneri i katër herë kampionëve të botës./ SuperSport

Top Channel