Një i moshuar ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Elbasan pasi është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji. Shtetasi ende i paidentifikuar ka qenë në këmbë kur është goditur nga makina. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel