Ambasada e Italisë në kuadër të javës italiane në Shqipëri, organizon sot pasdite në orën 16.00 në Rezidencën e Ambasadorit në Rr. e Elbasanit një event bashkëpunimi me Shoqërinë Eco Tirana për të prezantuar teknologjitë italiane që përdoren në Tiranë në sektorin e grumbullimit të mbetjeve.

Përveç 1500 kazanëve të rinj metalikë prej 1700 lt tashmë të pozicionuar qytet (prodhuar nga kompania Fiandri në Modena) dhe gjashtë kompatatorët e rinj Euro6 prej 18 dhe 27 m3 të cilët janë në operativ që nga fillimi i vitit (prodhuar në shasi Iveco nga kompania Autobren e Brendola Vicenza), do të prezantohen sot pasdite kontejnerët e rinj nëntokësorë (prodhuar nga kompania Nord Engineering nga Cuneo), të cilët do të pozicionohen nga e shtuna e datës 4 qershor në zonën qendrore të Tiranës.

Ambasadori Dr. Fabrizio Bucci do të presë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, të Bashkisë Tiranë, Eco Tirana Sh.a. dhe kompanive ndërtuese për të prezantuar këto teknologji të cilat do t’i demostrohen drejtpërdrejt publikut të dielën e ardhshme në datën 5 qershor -dita botërore e mjedisit- nga ora 08.30 deri në orën 12.00 në sheshin “Skënderbej’ ku do te jete e mundur që fëmijët të përdorin mjetet teknologjike dhe të provojnë komandat mekanike.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel