100 ditë pushtim, Zelenskyy: Rusia kontrollon rreth 20% të Ukrainës

03/06/2022 14:32

Lufta në Ukrainë ka hyrë në ditën e saj të 100-të, ndërsa presidenti Volodymyr Zelenskyy pranon se Rusia aktualisht kontrollon rreth 20% të vendit.

Zelenskyy po fliste në parlamentin në Luksemburg kur tha se zona e kontrolluar nga Rusia ishte më e madhe se Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu së bashku, duke shtuar se dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në luftë deri më tani.

“Kjo është ajo që do të thotë, në fakt, ta karakterizosh këtë luftë si të përmasave të plota dhe kjo është arsyeja pse ne po i bëjmë thirrje botës për mbështetjen e tyre”, tha ai.

“Nëse e fitojmë këtë luftë, të gjithë evropianët do të jenë në gjendje të vazhdojnë të gëzojnë lirinë e tyre”.

“Por nëse ky person i vetëm që dëshiron të shkatërrojë çdo liri në Ukrainë dhe Evropë do të mbizotërojë, atëherë do të vijnë kohë të errëta për të gjithë në kontinent”, shtoi ai duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Pasi nuk arriti të merrte kryeqytetin ukrainas Kievin më herët, Rusia është fokusuar në rajonin juglindor të Donbasit, i cili përfshin Donetskun dhe Luhanskun, ku ka mbështetur luftëtarët separatistë që prej vitit 2014.

Top Channel