Ngërçi në Apel, Berisha: Përpjekje për të marrë peng pluralizmin politik. Sovrani do përgjigjet, tani ka opozitën e vërtetë

03/06/2022 12:47

Në pritje të vendimit të Apelit, ish kryeministri Berisha sulmoi sërish sot gjyqtaren Blerina Muco, ndërsa foli për përpjekje primitive, antidemokratike të Ramës, për të marrë peng pluralizmin politik dhe për të cuar vendin drejt përplasjeve.

“Partia është e regjistruar në gjykatë, ka një vendim gjykata që i ka dhënë të drejtë PD-së. Ka një përpjekje primitive, antidemokratike të Ramës, për të marrë peng përmes gjykatësve të llojit, Blerina Muci pluralizmin politik dhe për të cuar vendin drejt përplasjeve.

Pluralizmi u rivendos me Kuvendet e 11 dhjetorit dhe të 30 prillit. Gabojnë rëndë ata që kërkojnë përballje me opozitën e vërtetë. Ka një realitet që në fillim e deri më sot, ka një grup që për interesat më të zeza të narkoshtetit, pretendon se kjo nuk është. Ju kujtohet kur ju treguam 5200 firma të anëtarëve, ata thonin se nuk janë. Kur ata u mblodhën në Air Albania ata mohonin. Kur u votua më 6 mars, dhe doli e qartë se ku ishte shumica, ata mohonin, por ne nuk impresionohemi. Asnjë forcë në botë nuk do na marrë dot peng. Shumë shpejt do i drejtohemi shoqërisë. 300mln euro u janë marrë shqiptarëve nga xhepat, dhe kjo vijon. Do ketë një qëndrim të ri. Tani debatin e kemi me shoqërinë shqiptare.

Ngërci ligjor, ekziston në apel…

Jo, është përpjekje për të marrë peng pluralizmin.

Cfarë do të ndodhë nëse Kuvendi nuk do të njohë vendimet për kryetarin e grupit parlamentar?

Është një hap tjetër për të marrë peng pluralizmin, dhe për të vijuar lojën e shpifur me pseudoopozitë. Sovrani do përgjigjet, ka tani opozitën e vërtetë.

Top Channel