Sezoni futbollistik 2021/2022 është mbyllur zyrtarisht dhe kjo pasi janë dhënë verdiktet finale jo vetëm të fitueses së kampionatit apo fituesit të Kupës së Shqipërisë por edhe të skuadrave të kanë zbritur një kategori më poshtë dhe ato që janë ngjitur.

Gjithashtu është plotësuar edhe katërshja e skuadrave pjesëmarrëse në kupat e Europës ku do të jenë Tirana, Laçi, Partizani dhe Vllaznia.

Në çdo mbyllje kampionati dhe bilancesh, theksi vendoset te formula e këtij sezoni apo te skemat që përdoren për kategoritë e ndryshme. Në një intervistë për Top Channel sekretari i përgjtihshëm i FSHF, Ilir Shulku na tregon diskutimet që po bëhen për një ndryshim të mundëm.

Ka një opsion diskutimi për ndryshimin e skemës edhe pse kjo që kemi është efikase dhe ka prodhuar garë, në fund të fundit skemat për këtë janë që të prodhojnë garë dhe verdiktet të jepen javët e fundit, por nuk përjashtohet mundësia e përmirësimit të skemës”.

Në kategorinë e parë në edicionin e ardhshëm do to jenë shumë emra skuadrash dhe qytetesh të mëdha që do të marrin pjesë, si e sheh institucioni i futbollit këtë fakt.

Ka vërtet emra të mëdhenj kategoria e parë e sezonit të ardhshëm por unë e shoh se edhe kjo kategori po forcohet dhe po i afrohet nivelit të Superiores”.

Risia e vitit të sapo mbyllur ishte sistemi VAR, që gjithsesi nuk ka mundur të shuaj polemikat dhe diskutimet pas ndeshjeve.

Në 90% të rasteve kur VAR-i ka ndërhyrë kanë qenë ndërhyrje të sakta, pjesa tjetër ashtu si edhe në kampionatet europiane me futboll më të zhvilluar se ne ka diskutime dhe gabime, por e rëndësishme është se problemet janë minimuizuar”.

Një shqetësim për futbollin ashtu si sportin në përgjithësi mbeten ligji i sponsorizimeve apo rikthimi i mundshëm i kompanive të basteve.

“Patjetër që një formë mbështetëse për të ofruar sponsor të fuqishëm jo vetëm në futboll por në sportin në përgjithësi do të ishte ligji i sponsorizimeve por edhe rikthimi i kompanive të basteve si një mënyrë mbështetëse kryesisht për infrastrukturën sportive”.

Top Channel