Kryeministri Edi Rama drejtoi seancën plenare të Këshillit të Sigurimit të OKB, një ditë pas marrjes nga Shqipëria të presidencës në këshill.

Tema e debatit në Këshill lidhej me “forcimin e llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të ligjit ndërkombëtar”.

Pak përpara nisjes së këtij debati kryeministri Rama shpjegoi rëndësinë e llogaridhënies.

“Çështja e llogaridhënies mbetet në qendër të përpjekjeve kolektive. Objektivat janë të trefishta. Të rritet roli i bashkësisë ndërkombëtare për të vënë para përgjegjësisë shtetet, të forcohen mekanizmat e llogaridhënies edhe në aspektin rajonal, të përcaktohen shkeljet e të drejtave të njeriut dhe shkeljes ndërkombëtare për të vënë në vend dinjitetin e viktimave dhe të afërmeve të tyre“.

Kryeministri Rama theksoi nevojën e ndëshkimit pë rata që shkelin ligjet ndërkombëtare.

“Kemi parë për shumë gjatë autorët të lihen të lirë pa asnjë pasojë. Nuk duhet të lëmë askënd të besojë se mund të bëjë krime dhe t’ia hedhë paq. Duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për respektimin e ligjit. Të punojmë së bashku për të drejtën ndërkombëtare. Llogaria efektive do të kontribuoje për paqen. Duhet të bëjmë gjithçka që ta bëjmë botën më të vogël për shkelësit duke përdorur të gjitha mjetet”.

Gjatë qëndrimit në Uashington kreu i qeverise shqiptare u vlerësua me çmimin e lidershipit nga organizata “Sasame Workshop” për mikëpritjen që Shqipëria i bëri mijëra refugjatëve afganë vitin e kaluar. Teksa renditi arsyet e vendimit te tij Kryeministri Edi Rama u kujdes që të vinte në pah një nga virtytet kryesore të shqiptarëve.

“Shumë njerëz më kanë pyetur: “Pse? Pse do ta bënte Shqipëria këtë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë në historinë tonë, ne kodin e shqiptarëve, ku shkruhet: “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Me “mik” nuk nënkuptohej thjesht ai që ftohej, por ai që të trokiste derë, se gjendej në nevojë. Në bazë të këtij kodi, trokitja në derë është vullneti i Zotit dhe ti duhet ta hapësh.

Në gushtin e vitit të shkuar Shqipëria iu përgjigj pozitivisht ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ti hapur dyert refugjatëve te luftës por kjo sipas kryeministrit nuk ishte meritë vetëm e tij.

Modestia nuk është pika ime e fortë, por dua të tregohem modest, sepse kjo është e vërteta. Nuk ishte merita ime, sepse thjesht ndodhi që unë të isha kryeministri, është merita e shqiptarëve. E dimë si ndihesh dhe e kemi për nder t’u hapim dyert atyre që sot janë shqiptarët e 30 viteve më parë”.

Sesame Workshop është organizatë jofitimprurëse amerikane, misioni i së cilës është të ndihmojë fëmijët, përmes programeve edukative, me aktivitet në më shumë se 150 vende të botës.

Top Channel