Shtrëngata e shiut “pushton” Librazhdin, akset ku drejtuesit duhet të bëjnë kujdes nga rënia e gurëve

02/06/2022 18:32

Edhe pse zyrtarisht jemi në stinën e verës, një shtrëngatë shiu ka pushtuar Librazhdin këtë të enjte.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm sidomos në segmentin “Kthesat e Murrashit” pasi ka rënie të gurëve në rrugë, e për pasojë ky segment mund të bëhet shkak për aksidente.

Policia këshillon uljen e shpejtësisë për të pasur mundësi të identifikohen në kohë inertet në rrugë.

Top Channel