Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj e quajti një proces difektoz zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke lajmëruar se PD nuk do të jetë nesër në raundin e katërt.

Ai u shpreh se në asnjë moment nuk është dashur një president konsensual dhe se kjo tregon se qeveria me në krye Edi Ramën po kap një tjetër institucion në vend.

“Mospërmbushje të detyrës politike është ajo që ndodhi me PS, të gjitha përbetimet fillestare që duam një president konsensual, arritëm këtu që shqiptarët duhet ta dinin emrin e presidentit. Proces difektoz në themel, nesër nuk ka asnjë sens që PD të marrë pjesë në procesin e votimit, proces që do legjitimonte kapjen e një institucioni tjetër Nga ana e maxhorancës. Kjo u provua që Rama nuk kishte asnjë lloj synimi që Rama do t’i jepte shqiptarëve një president i veshur me unitetin politik, thjesht po zgjedh një president nga ‘non gratat’ e tij. Bojkot do ishte nëse nuk do merrnim kurrësesi pjesë në process, ishte një proces i gjatë apo jo. Ne nesër nuk marrim pjesë në votim. Shkuam deri në procesin e identifikimit të votave. Ky është shërbimi më i mirë që duhet të bëjnë palët. Figura nesër kushdo qoftë, është vetëm një zgjatim i Ramës. Vetëm serioziteti në këtë proces është mbajtur nga ne. Për sa kohë pala tjetër nuk përbushi detyrën ndaj shqiptarëve. Do jetë presidenti i PS, kjo është e qartë prej fillimit për fatin e keq se formula kushtetuese e ofronte këtë gjë”, tha Alibeaj.

Top Channel