Gjermania ka fajësuar presidentin rus, Vladimir Putin për urinë në Afrikë.

Ajo ka dënuar fuqishëm përpjekjen e Putinit për të krijuar mendimet se Perëndimi është përgjegjës për shkaktimin e urisë në Afrikë, sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme.

“Duhet të theksojmë se fakti që ekziston rreziku i zisë së bukës në disa pjesë të botës, që disa vende po u ndalen eksportet e drithërave, është pasojë e luftës së agresionit rus dhe jo e sanksioneve perëndimore”, tha zëdhënësi, sipas Sky News.

Ndërkohë, zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë tha se rritja e shpenzimeve ushtarake gjermane nënkuptonte se vendi po rimilitarizohej dhe kjo do të rriste rreziqet e sigurisë.

“Ne e perceptojmë deklaratën e kancelarit gjerman (Olaf Scholz) si një tjetër konfirmim se Berlini ka vendosur një kurs për rimilitarizimin e përshpejtuar të vendit. Si mund të përfundojë kjo? Mjerisht, kjo dihet mirë nga historia” , tha Maria Zakharova.

Top Channel