Duke bërë shëtitjen e pasdites, apo të ulur në kafene, qytetarët e Librazhdit e kanë vëzhguar nga larg protestën që disa vajza të kryeqytetit, pjesë e organizatave të shoqërisë civile për mbrojten e të drejtave të grave, zhvilluan në qytetin e tyre.

Askush nuk mori pjesë në këtë protestë që mori shkas nga dhunimi i një vajze nga familja e bashkëshortit, teksa u kap në shtrat me të dashurin.

Por edhe pse nuk u bënë pjesë e protestës, qytetarët e Librazhdit e dënuan dhunën si mënyra më e papranueshme për zgjidhjen e një problemi.

Ngjarja ndodhi një javë më parë, ndërsa protestat e organizuara nga shoqëria civile synojnë ndërgjegjësimin e institucioneve të cilat deri tani nuk kanë marrë asnjë masë për rastin e rëndë të dhunimit dhe publikimit të videove.

Top Channel