“Meta krijoi precedent të rrezikshëm”, Ndreca: Emri i ri duhet të na përfaqësojë në çfarë na bashkon

02/06/2022 22:31

Teksa vendi ynë ndodhet në prag të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit, juristi dhe avokati Plarent Ndreca mendon se emri ri duhet t’i shërbejë vetëm presidencës së republikës dhe unitetit kombëtar.

I ftuar këtë mbrëmje në “Top Story” me Sokol Ballën, Ndreca tha se presidenti aktual krijoi një precedent të rrezikshëm duke u sjellë si Gjykatë Kushtetuese.

Presidentin e Republikës nuk e ndalonte askush që të çonte të gjitha kërkesat në Gjykatën Kushtetuese, t’i depozitonte atëre, kur të krijohej të shqyrtoheshin dhe jo të sillej si gjykatë. Kjo nuk i ka shërbyer vendit, por ka krijuar një precedent të rrezikshme. Sot kemi nëj vendim të Gjykatës Kushtetuese që numëron dhjetëra shkelje të presidentit pavarësish vendimmarrjes për shkarkim, kjo tregon një record negative sesi janë sjellë presidentët, të paktën nga 89 e ktej.

Sot duhet një president që t’i shërbejë vetëm presidencës së Republikës Shqipërisë. Duhet përfaqësues i unitetit kombëtar. Presidentin duhet na përfaqësojë në atë që na bashkon, jo në atë që na ndan”, tha Ndreca në studion e Top Story.

Top Channel