Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, e ka quajtur të turpshëm faktin që shumë deputetë të rinj u bashkuan në radhët e Rithemelimit, me në krye Sali Berishën.

Si kundërpërgjigje, e ftuar në “Top Story” me Sokol Ballën, deputetja Ina Zhupa, e cila është zgjedhur edhe anëtare e kryesisë së PD, tha se nuk është turp t’i bashkohesh demokratëve, por turp është të vjedhësh në qeverisje.

Debati në studio:

Ermonela Felaj: Të mos bëjmë lufta me mullinjtë e erës, sic ka ndodhur që iu shpallë luftë aleatëve më të rëndësishëm strategjik të Shqipërisë.  Do duhemi të maturohemi dhe I takon një brezi të ri politikanësh ta kuptojnë këtë mesazh dhe t’i largohen qasjeve të vjetra. Mua më vjen keq që deputetë shumë të mirë i bashkohen Sali Berishës, është e turpshme. Është turp të mbështesësh dikë që është shpallur non-grata për korrupsion gjithëpërfshirës dhe përgjegjës për vrasjes së katër personave në bulevard.

Ina Zhupa: Turp është të mbrosh incerenatorët, dhënien te private të Butrintit, turp është të vjedhës, turp është që ju të qeverisni jashtë interesat të publikut. Nuk është turp t’i bashkohesh demokratëve. Nuk është turp të mbash qëndrimet e tua politike, pavarësisht kryetarit.

Top Channel