“Do jetë një kandidat dinjitoz”, Gjiknuri zbulon kur do të dalë emri i Presidentit të ardhshëm

03/06/2022 10:37

Një kandidat dinjitoz, që do të bëjë si duhet detyrën e Presidentit, kështu e përkufizoi sekretari I përgjithshëm I PS, Damian Gjiknuri kandidatin që maxhoranca do të dërgojë në Presidencë.

Ndonëse nuk foli me erma konkretë Gjiknuri tha se grupi negociator dhe kryetari i PS ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që i duhet vendit në këtë moment për rikthimin e legjitimiteti moral që është figura e presidentit.

Ndër të tjera, ai kërkoi durim deri në darkë, ku pritet të zbulohet edhe emri i kandidatit që do I kalojë për votim seancës plenare.

“Emri i presidenti do diskutohet sot në Kryesi ku është marrë opinioni i deputetëve. Grupi negociator dhe kryetari i PS ka zhvilluar dhe konsultime të ngushta për profilin që i duhet vendit në këtë moment për rikthimin e legjitimiteti moral që është figura e presidentit.

Të gjitha emrat janë në konsideratë por grupi negociator dhe kryesia a e PS sot do marrë vendim. Sot pasdite, do mësoni edhe kandidatin. Do jetë shumë dinjitoz që do e bëjë sic duhet detyrën e presidentit, dhe jo modeli i deritanishem” -u shpreh Gjiknuri.

Top Channel