Presidenti vendit akuzohet për pengmarrje e rryshfet nga ish-kreu i inteligjencës (fotot)

02/06/2022 18:11

Ish-kreu i inteligjencës së Afrikës së Jugut ka akuzuar presidentin e vendit Cyril Ramaphosa për pengmarrje e rryshfet, në çështjen që ai ka depozituar në polici.

Arthur Fraser thotë se çështja ka të bëjë me tentativën e vjedhjes së 4 milionë dollarëve në një nga pronat e presidentit në vitin 2020 dhe tentativat e mëpasshme për të fshehur atë që ndodhi.

Ramaphosa mohon akuzat duke thënë se rasti “nuk ka baza për sjellje kriminale”.

Fraser konsiderohet në vend si një nga aleatët e ish-presidentit të vendit Jacob Zuma.

Kritikët thonë se konflikti është i lidhur me përplasjet mes udhëheqjes së partisë në pushtet Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) para garës për kryetarin e ri në dhjetor.

Policia ka konfirmuar se një çështje është depozituar te ata dhe një “proces i plotë do të pasojë”.

Fraser, i cili ka drejtuar Agjencinë Shtetërore të Sigurisë (SSA) nga 2016 deri në 2018, ka thënë se ka dorëzuar fotografi, detaje bankare dhe pamje video në polici.

Në deklaratë ai thotë se kriminelët kishin hyrë në një pronë në provincën Limpopo në shkurt 2020 për të vjedhur më shumë se $4 milionë. Ata ishin kapur dhe marrë në pyetje më pas, kur iu urdhërua të mos i tregonin njeriu për atë që kishte ndodhur.

Në një reagim zyra e Ramaphosa konfirmoi se kishte pasur një grabitje në fermën e tij në Limpopo “ku ishin vjedhur para të mbledhura nga shitja e kafshëve”.

Vetë Fraser është akuzuar për rryshfet nga dëshmitarë në një komision korrupsioni, por ai i ka mohuar akuzat.

Para se të bëhej president në 2014, Ramaphosa ishte biznesmen i njohur me aksione në media, telekomunikacione, kompani ushqimi e pijesh.

FOTO GALERI
1/4
Ish-kreu i inteligjencës Arthur Fraser ka akuzuar presidentin e vendit Cyril Ramaphosa për pengmarrje e rryshfet

Top Channel