Ina Zhupa iu bashkua grupimit të drejtuar nga Sali Berisha në Partinë Demokratike, por për disa çështje nuk ndan të njëjtin mendim me kreun e zgjedhur të së djathtës.

Ndonëse Berisha ka theksuar se nuk do të votojë asnjë kandidat për Presidentin e ri të Republikës që propozohet nga mazhoranca, Zhupa ka një qëndrim tjetër, që e arsyeton në studion e “Top Story”.

Për mua personalisht, nuk kam asnjë kompleks, nëse mazhoranca e Edi Ramës sjell një emër të djathtë, qoftë një zonjë e djathtë, do e votoja! Nuk kam asnjë kompleks që e sjell Edi Rama apo që e firmos Ermonela Felaj.

Unë si Ina Zhupa, si deputete e kuvendit të Shqipërisë, nëse vjen një kandidaturë që për mua plotëson të gjitha kriteret dhe profilin apo garancinë që do të ruajë institucionin e Presidentit dhe nuk do të bëhet vegël e mazhorancës, pra nuk ka profilin e të qenit vegël, nuk do të jetë noter i Edi Ramës, nuk kam kompleks që ta votoj”.

Presidenti i Republikës mund të zgjidhet këtë të shtunë, në raundin e katërt të procesit, pasi tre raundet e para dështuan dhe në kuvend nuk u dorëzuar asnjë propozim. Në raundin e dytë dhe të tretë, mazhoranca “i hapi krahun” opozitës, duke i lënbë mundësinë të  dorëzojë kandidaturat, por me pretendimin se Edi Rama shkeli marrëveshjen, Alibeaj hoqi dorë nga procesi.

Top Channel