14:47
Cara si simbol i Partizanit, talenti përmirëson shifrat personale nga sezoni i kaluar
Një sezon më parë, Tedi Cara luajti në 34 ndeshje me Partizanin, shënoi 5 herë dhe dha sinjale se mund të ishte një lojtar që mund t’i besohej në të ardhmen dhe pse vetëm në 5 sfida u aktivizua si titullar. Në këtë kampionat, ringritja e Partizanit në javën e fundit, ka mbi të gjitha dhe meritat e tij. Kur jemi në javën e 10, ka shënuar po aq sa sezonin e kaluar, dhe në 3 nga fitoret e të kuqve, dy kanë patur firmën e tij, ndërsa në total i ka dhuruar të kuqve 9 pikë.