Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Caley Road, Angli. Policia, zjarrfikëset dhe ekipet e ambulancës u alarmuan kur një banore e zonës, e cila kërkoi të mbetet anonim, tha se tetë burra kishin mbërritur në një vilë, të armatosur me thika dhe një sëpatë.

Ata hynë me forcë dhe thyen derën e përparme dhe xhamat, si edhe sulmuan për vdekje një person përpara se të largoheshin me makina. Më tej qytetarja shtoi se në shtëpinë në fjalë jetonin tre burra, të cilët, sipas saj janë shqiptarë. Ata banonin aty për katër vitet e fundit, raportojnë mediat e huaja.

Një fqinj thuhet se ka zbuluar një sëpatë të hedhur në Rankine Road pranë një Ford Fiesta, të cilën policia e rrethoi më vonë.

Unë nuk i njihja burrat, ata ishin shumë të mbyllur dhe rrinin vetëm bashkë”, tha ajo, ndërsa shton se e gjithë rruga mban erë kanabisi.

Një tjetër burrë tregoi për KentOnline se si po ecte në rrugë rreth orës 4 të mëngjesit kur pa “rreth 15” burra duke vrapuar ndërsa mbanin bimë kanabis.

Ne nuk po flasim për bimë të vogla këtu. Po flasim për bimë që arrijnë gjatësinë e një gjysmë peme”, tha qytetari.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel