Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Tapizë- Thumanë. Policia  njofton se një makinë është përplasur me një motomjet dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i këtij të fundit.

“Më datë 05.12.2021., rreth orës 17:00, në aksin rrugor Tapizë- Thumanë, një automjet me drejtues shtetasin G. T., ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel