Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Policia njofton se një makinë ka përplasur një këmbësore 58-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

E plagosura është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 05.12.2021, rreth orës 16:45, në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur shtetasen D. M., 58 vjeçe, banuese në Korçë (këmbësore në rrugë) dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja D. M., aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, si edhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel