Më shumë se gjysma e rasteve aktive në Tiranë, 5 qarqet me më shumë infektuar nga covid në Shqipëri

05/12/2021 14:35

Situata e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese.

Referuar shifrave më të fundit zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë, në të gjithë vendin tonë aktualisht janë 6438 pacientë aktivë me COVID19. Një ditë më parë, autoritetet shëndetësore raportuan për 357 qytetarë të infektuar, 1 humbje jete dhe 469 të shëruar në 24 orë.

Po cilat janë qytetet me më shumë raste aktive?

Situata më problematike vijon të jetë në Tiranë, ku janë edhe më shumë se gjysma e rasteve aktive me koronavirus. Konkretisht, në kryeqytet, aktualisht ka  3253 të infektuar.

Qarku i dytë me më shumë të infektuar është Fieri me 658 raste aktive, i ndjekur nga Gjirokastra me 545 raste, Shkodra me 447 raste, Durrësi me 363 raste, si dhe Berati me 315 raste, shkruan GazetaShqip.

Kukësi është qarku me më pak të infektuar, me vetëm 44 raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë, si pasojë e koronavirusit, në vendin tonë kanë humbur jetën 3 109 persona.

 

Top Channel