Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Hamil, të Fierit. Policia njofton se për shkak të lagështirës një zetor është përmbysur, duke i marrë jetën një 55-vjeçari dhe ka lënë të dëmtuar vajzën e tij të mitur.  

“Sot rreth orës 15:40, shtetasi B. H., 55 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, duke drejtuar mjetin tip zetor në tokat bujqësore në fshatin Hamil, për shkak të lagështirës, ka rrëshkitur dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit bujqësor dhe është dëmtuar vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel