Sali Berisha e cilëson propozimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare për postin e Presidentit të Republikës, shkelje të Kushtetutës së vendit.
Ish-kandidatja për Presidente në Francë, Marine Le Pen është qëlluar me vezë, ndërsa ishte duke ecur në qytetin Saint-Amand-les-Waters. Le Pen u rrethua menjëherë nga truprojat e saj. Nuk dihen ende shkaqet e këtij sulmi dhe as autori i tij.
Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë ndikuan në rritjen e çmimit të naftës.
Janë 37 firma deputetësh të PS, nga 20 të nevojshme, që i kanë dhënë mbështetjen kandidaturës së Bajram Begajt për postin e Presidentit të Republikës.
Qytetarët që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet janë të shumtë dhe këtë e vërteton dhe trafiku i krijuar në disa akse kryesore rrugore.
Ervin Salianji deklarohet kundër kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, I cili një ditë më parë u shpreh se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare ku do të votohet për presidentin e ardhshëm të republikës.
Kandidati për presidentin, gjenerali Bajram Bega i është drejtuat sot në mesditë kryesisë së kuvendit
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis duke folur në konferencën e organizatës të së Rinjve të Demokracisë së Re, i ka dërguar midis të tjerash një mesazh të ri Turqisë duke theksuar se nuk mund të ketë dialog me Ankaranë, kur ajo insiston në shkeljen e ligjit ndërkombëtar dhe mosrespektimin e historisë.
Hera e fundit kur Carlos Tevez zbriste në fushë ishte qershorin e kaluar me fanellën e Boca Juniors. Në atë kohë argjentinasi deklaroi se mund të niste një aventurë të re, megjithatë një vit më pas teksa është në moshën 38-vjeçare, Tevez ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen nga futbolli. Ish-sulmuesi theksoi se gjatë kësaj kohe ka pasur oferta nga kampionati i MLS në Amerikë, por shtoi se në vendimin për t’u tërhequr ndikoi edhe humbja e babait.
Një pacient në Kosovë është regjistruar si rast i dyshimtë se mund të jetë infektuar me linë e majmunëve. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se më 3 qershor nga Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka pranuar një raportim për një rast të dyshimtë në linë e majmunëve.
Ndërsa në Tiranë, pritet firma e tij për t’i hapur rrugë kandidimit të Bajram Begajt në postin e Presidentit të ri të Republikës, Ilir Meta kreu aktual i shtetit, ndodhet në Stamboll, i pranishëm në Forumin Ekonomik të Maltepes “Turqia dhe Bashkimi Europian në Erën e Re”: Demokracia fillon me zgjedhje të lira dhe të ndershme, me institucione llogaridhënëse, me media të lira.
Komisioni i Bashkimit Evropian po planifikon rregullore të posaçme për njohjen në mbarë Evropën të lejeve të lëvizjes nga Ukraina, sipas qeverisë gjermane.
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama zbardhi prapaskenat si u arrit në emrin e presidentit të ardhshëm të Republikës. Rama tha se emri i Begajt ishte mes 26 kandidaturave, përfshi atë të Fatos Nanos apo emra të tjera me kontribute në PS.
Ashtu sic parashikohet në Kushtetutën e Republikës, Bajram Begaj ka depozituar pranë ministrit të Mbrojtjes, dorëheqjen nga posti I shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Lajmi u bë me dije në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, nga kreu I grupit Taulan Balla, I cili ftoi presidentin aktual të mos bëhet pengesë në këtë procedurë, por të firmosë lirimin e tij nga detyra
Kryeministri Edi Rama, duke vlerësuar figurën e gjeneralmajorit që propozoi dje si kandidat për kreun e shtetit, thotë se Bajram Begaj, nga sot bëhet gati për të qenë Presidenti i ri i Republikës.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Taulant Balla njohur zyrtarisht deputetët e PS, me kandidaturën e Bajram Begajt, për postin e Presidentit të Republikës, i cili pritet të votohet pasditen e sotme në seancë plenare. Balla tha Begaj plotëson të gjitha kriteret për të qenë në krye të shtetit, dhe se nuk ka asnjë pengesë ligjore.
Jose Mourinho ia ka dalë të krijojë diçka speciale edhe në klubin e Romës.
Një vit më parë, kombëtarja italiane ishte në “qiellin e shtatë” pasi sapo ishte shpallur Kampione e Europës teksa triumfoi në finale ndaj Anglisë.
Më datë gjashtë qershor, Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Ligën B, Grupi 2 në Nations League. Kuqezinjtë të cilët e nisin këtë edicion me objektiva madhorë, luajnë në transfertë ndaj Islandës. Një kundërshtar jo i panjohur për kombëtaren e drejtuar nga trajneri Edy Reja ndërsa së fundmi është mësuar edhe arbitri që do të ndajë drejtësi në sfidën e Reykjavikut.
Rafael Nadal ka prekur për herë të 14-të në karrierën e tij finalen e Roland Garros, turne të cilin do ta tentoj ta fitoj po për herë të 14-të pasi në tokën franceze nuk ka humbur asnjë finale.
Vladimir Putin kishte bërë një “gabim historik dhe thelbësor” duke sulmuar Ukrainën dhe se ai tani është “i izoluar”.
Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të obligohen me një marrëveshje të përbashkët për përpjekjet e përbashkëta për të luftuar evazionin fiskal në të tri vendet.
Kopshti i ri Zoologjik i Tiranës hapi dyert sot për të gjithë fëmijët që prej kohësh prisnin për të parë kafshët.
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, pritet të qëndrojë për një vizitë në Serbi javën që vjen, mes debatesh për refuzimin e Beogradit që t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me kryeministrin e Finlandës dhe ka folur me presidentin e Turqisë, derisa po kërkon të kapërcejë rezistencën turke ndaj bashkimit të Finlandës dhe Suedisë me aleancën.
Kopshti zoologjik i Tiranës hapi dyert këtë të shtunë për vizitorët.
Tottenham do të refuzojë mundësinë për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala për shkak të kërkesave të tij masive për paga.
Një 45-vjeçar është identifikuar duke ujitur bimët e kanabisit në një parcel në Krujë.
Cilat tregje banesash janë më të ekspozuara ndaj stuhisë së ardhshme të normave të interesit? Rritja e pagesave kredive hipotekore do të jetë më e vështirë për t’u përballuar në disa vende, shkruan The Economist
A e dini se ç’është këmba diabetike? Për të gjithë ju që habiteni nga termi, këmba diabetike është e lidhur drejtpërdrejtë me personat të cilët vuajnë nga diabeti.
Mirmëngjes nga Stambolli, shkruan presidenti Ilir Meta, në rrjetet sociale, krahas fotos që ka shkrepur sot në Stamboll të Turqisë.
Emri i Bajram Begajt, që u propozua si kandidat për President një ditë më parë nga socialistët, do të shkojë sot në kuvend, për t’u votuar nga deputetët në orën 18:00.
Mot i kthjellët dhe temperatura të larta do të mbizotërojnë në vendin tonë këtë të shtunë.
Partia Demokratike zhvilloi sonte zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj, teksa kanë dalë rezultatet e përfundimtare.
Këngëtari Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ka reaguar lidhur me akuzat se ka përdhunuar një minorene në vitin 2015.
Beniada Nishani dhe Einxhel Shkira nuk e kanë ruajtur miqësinë që krijuan Brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Moderatorja Megi Pojani, duket se nuk shqetësohet aspak për komentet negative ndaj saj në rrjetet sociale, pas fotove shpesh provokuese që ajo poston.
Beniada Nishani dhe Donald Veshaj u bënë miq gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
E njëjta seli qendrore, e njëjta zyrë, mbase edhe e njëjta karrike lëkure. Ai ka patur kundërshtarë, ka patur sfidues, kanë tentuar t’ia dobësojnë pozitën, por çdo përpjekje ka qenë e kotë, Sándor Csányi Kryetari dhe CEO i OTP Bank është i palëkundshëm.
Aktori Donald Veshaj dhe modelja Beniada Nishani kanë sqaruar për herë të parë atë që flitej prej shumë kohësh kur ata ndodheshin në shtëpinë e Big Brother Vip, nëse ka pasur apo jo diçka mes tyre.
Një turiste që ra nga kati i tetë i një hoteli në Tailandë gjatë një feste, është zbuluar sot se ishte një modele ruse e rrjeteve erotike.
Moderatorja Megi Pojani, vajza e shumëpërfolur e rrjeteve sociale ka shuar kureshtjen e të gjithëve, nëse do të marrë pjesë në spektaklin e madh të Big Brother Vip2.
Në ishullin e Sazanit një anije turistike dyshohet se ka marrë flakë mbrëmjen e kësaj të premteje.
E ardhmja e Lautaro Martinez është lidhur së fundmi me Premier League, aty ku shërbimet e sulmuesit i preferojnë Chelsea dhe Tottenham. Tek Spurs, argjentinasi do të kishte mundësinë të bashkohej me ish-trajnerin e tij tek Inter, Antonio Conte.
Grupi Parlamentar që mbështet Enkelejd Alibeajn nuk është dakord me propozimin e mazhorancës për Presidentin e Republikës.
Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë këtë mbrëmje kandidatin për president të socialistëve, Bajram Begaj, emri i të cilit u bë publik nga kreu i qeverisë pak orë më parë.
Në Fiks Fare u ankua Ilir Shabani fermer nga fshati Seman i Ri, Fier, pasi nuk ishte rimbursuar për naftën.
Gjeneraj major Bajram Begaj ka ngjitur shkallët e karrierës së tij në ushtrinë shqiptare teksa një arritje për të ishte vizita që bëri pak ditë më parë në Pentagon.
Kur bëhet fjalë për diabetin, zgjedhjet tona ushqimore janë shumë të rëndësishme. Pavarësisht se disa ushqime janë më të mira se të tjerat, kjo nuk do të thotë që duhet të ketë kufizime në larmishmërinë e ushqimeve që mund të konsumojmë.
Shefi aktual i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare është kandidatura e përzgjedhura nga socialistët për postin e presidentit të ri të vendit. Emrin e tij e bëri publik, kryetari i PS dhe kryeministri Edi Rama, duke e cilësuar atë si “shëmbëlltyra e atij normaliteti, qytetarie dhe sensi të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi për të cilin ajo zyrë ka nevojë urgjente”.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo ka reaguar pasi emrit që nxori Partia Socialiste si kandidat për kreun e ri të shtetit.
Kombëtarja shqiptare po bëhet gati për dy sfidat e Nations League, ndaj Islandës që do të zhvillohet më 6 qershor në transfertë.
Lija e majmunit më tepër është bere alarm sesa është shqetësues.
Elon Musk është personi më i pasur në botë, por veprimet e fundit tregojnë se ai ka një parandjenjë të keqe për ekonominë.
Një 55-vjeçar me iniciale E. F., i cili drejtonte një motor është përplasur nga “Audi” me drejtues shtetasin me iniciale K. Q., në fshatin Berdenesh të Sarandës.
Partia Demokratike është e ndarë për Presidentin.
Në zyrën e tij të vogël të këmbimit të diamanteve në Tel Aviv, Pravin Kukadia prezanton me krenari koleksionin e gurëve të çmuar.
Kryeministri Edi Rama prezantoi një ushtarak të lartë si emrin e Presidentit të ri të Republikës.
Partia Socialiste ka propozuar Bajram Begën si kandidat për kreun e ri të shtetit. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë në selinë rozë, ku tha se socialistet propozojnë shefin e Forcave të Armatosura, Bajram Begaj mes 26 kandidaturave të tjera.
Shtetet e Bashkuara dhe Maqedonia e Veriut mbajtën të enjten në Uashington për herë të parë një Dialog Strategjik, të përqendruar në thellimin e partneritetit dypalësh.
Asgjë nuk duhet të shkojë dëm në kuzhinën tuaj! Një kuzhinier i mirë duhet me patjetër ta dijë këtë dhe të veprojë në mënyrën e duhur me qëllim, ruajtjen dhe ripërdormin e çdo ushqimi të mbetur.
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se se ideja e një Evrope të lirë dhe në paqe nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor.
Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Top Talk” foli për hetimin që SPAK duhet t’i bëjë presidentit Ilir Meta, pas akuzave për vrasje.
Një makinë e parkuar pranë tregut ‘Çam’ në Tiranë është përfshirë nga flakët këtë të premte.
Izraeli është i gatshëm të përdorë “të drejtën për vetëmbrojtje” për të parandaluar Iranin të zhvillojë armët bërthamore, tha kryeministri izraelit Naftali Bennett në një takim me drejtorin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Një plazhiste në bikini raportohet se është sulmuar nga një derr i egër i cili sipas dëshmitarëve kishte dalë nga deti në plazhin spanjoll të Costa del Sol.
Valencia ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Bordalas, teksa tashmë të gjithë rrugët të çojnë te Gennaro Gattuso. Tekniku italian është i papunë që prej verës së kaluar dhe ditët e fundit ka pasur kontakte të shpeshta me bosin e klubit spanjoll, Peter Lim.
Myslim Murrizi ka kërkuar fjalën në Këshillin Kombëtar të PD-së, të drejtuar nga Sali Berisha, ku ka folur me tone të ashpra për mënyrën si po zgjidhet kryesia e partisë.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 633 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Fier, nga 3 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 2 qytetarë në Patos, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Durrës, Kavajë, Divjakë, Vlorë, Delvinë.
Një llogaritje e shpejtë me supozimin se alienët janë të ngjashëm me njeriun na bën të besojmë se ka vetëm pak kultura aliene që janë dashakeqe në galaktikën tonë, dhe ky mund të konsiderohet si një lajm i mirë, sipas gazetarëve të rrjetit Vice.com
Sali Berisha, në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së akuzoi qeverinë për aleancë me Serbinë, në dëm të interesave të Shqipërisë.
Sali Berisha, në fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD-së tha se presidenti i ri, i cili është në dorën e Partisë Socialiste, do të zgjidhet nga votat e pushtetit të vjedhur.
Një studim i publikuar më herët këtë vit shpjegon se boronicat janë ndër frutat më të mira për uljen e tensionit të gjakut.
Chelsea, Tottenhami dhe Manchester United janë shumë të interesuar për shërbimet futbollisti kroat, Josko Gvardiol.
Ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë një javë më parë është shpallur “Kryetar Nderi” i Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Me humbjen ndaj Argjentinës, Italia e Roberto Mancinit mund të ketë prekur fundit, pas dështimit për t’u kualifikuar në Botëror dhe këtë e ka të qartë edhe vetë trajneri, i cili gjithsesi shprehet optimist për të ardhjen.
Këshilli Kombëtar i PD u mblodh këtë të premte pasdite, ku ka nisur votimi për zgjedhjen e strukturave të reja të partisë.
Ministri i brendshëm turk thotë se ndërtimi i shtëpive ka vijuar në 259 vendndodhje të ndryshme në veri të Sirisë.
Lufta në Ukrainë ka prodhuar një nga periudhat më të vështira për zinxhirin e furnizimit botëror me ushqime, në këto dekadat e fundit. Vështirësi e cila nuk ka kursyer as Shqipërinë, duke shkaktuar rritje të çmimeve të shportës deri te karburantet.
Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur këtë pasdite në selinë rozë për të diskutuar për emrin e Presidentit të ri të Republikës.
Ministria e Jashtme ruse bëri të ditur se do të mbajë një takim me krerët e mediave amerikane në Moskë, të hënën që vjen (më 6 qershor) për t’i njoftuar ato për ndërmarrjen e masave të ashpra si përgjigje ndaj kufizimeve amerikane ndaj mediave ruse.
Trazirat që nisën ditën e mërkurë në Conakry të Guineas kanë shkaktuar një të vdekur. Si pasojë e përplasjes me me forcat e sigurisë ata kanë hapur zjarr, duke lënë të vdekur një nga protestuesit.
Zyrtarët e OKB-së kanë paralajmëruar se lufta e zgjatur në Ukrainë po kërcënon për krizë urie në mbarë botën.
Ottawa është shprehur dje ‘shumë e shqetësuar’ ndaj pilotëve kinezë për manovrat e tyre në qiell teksa përpiqeshin të kontrollonin ruajtjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.
Ura e fshatit Ferras, pjesë e segmentit rrugor të bypass-it të Fierit është dëmtuar pasi disa persona të identifikuar nga policia kanë vjedhur hekura në strukturën e saj.
Tashmë dihet se dielli i nxehtë mund t’i bëjë keq kujtdo, veçanërisht të rinjve ose atyre që djersiten shumë, duke ju bërë të humbisni sasi të mëdha të ujit në trup.
Chelsea, Tottenhami dhe Manchester United janë shumë të interesuar për shërbimet futbollisti kroat, Josko Gvardiol. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar, pjesë e RB Leipzig ë Bundesligë, vlerësohet nga Transfermarkt rreth 30 milionë euro. Ai kaloi një periudhë të mrekullueshme në Bundesligë, duke tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore në Premier League.
Për disa afganë të cilët u evakuuan pasi vendi i tyre ra në duart e talebanëve verën e kaluar, udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara ka ngecur dhe duket se ka përfunduar në një grup tendash të djegura nga dielli dhe banesa të përkohshme në një bazë amerikane në Kosovë.
Departamenti amerikan Drejtësisë njoftoi se po përgatitet për sulme të reja kibernetike ruse ndërsa kanë kaluar më shumë se tre muaj që nga fillimi i agresionit të Moskës në Ukrainë.
Oleksandr Zinchenko ishte një pjesë e rëndësishme e Manchester City-t në fazën finale të sezonit, që u kurorëzua me titullin e dytë radhazi në Premier League, por mendja e tij ishte e fokusuar në një çështje tjetër, në luftën midis Ukrainës dhe Rusisë. Tani, pasi fitoi titullin dhe është vetëm 90 minuta larg kualifikimit në “Katar 2020”, është zbuluar pse anësori nuk iu përgjigj thirrjes në vijën e parë të luftës në Ukrainë.
Dhjetë vjet pasi kënga “Gangnam Style” u bë një fenomen global, reperi koreano-jugor Psy po jeton si mos më mirë, krenar për “trofeun e tij më të madh”, por tashmë edhe i lirë nga presioni i përsëritjes së atij suksesi të paprecedentë.
Rreth 800 ushtarë ukrainas, civilë e madje dhe fëmijë raportohet se janë të fshehur në një uzinë në lindje të Ukrainës, teksa qyteti është tashmë 80% i pushtuar nga forcat ruse, shkruan britanikja Metro.
Një figurë të respektuar e ka konsideruar ish kryeministri Berisha, Majlinda Bregun, emri I së cilës është përfolur si kandidate e mundshme për presidente të Republikës
“Fitorja do të jetë e jona”, kështu tha presidenti ukrainas në një video mesazh jashtë strehimit të tij në kohën kur shënohen 100 ditë luftë me rusët.
Televizionet ruse vinin në lojë sot celebrimet ekstavagante të fronit të mbretëreshës së Britanisë, duke i quajtur vetëm një “largim të vëmendjes” nga skandalet e kryeministrisë dhe të uljes dramatike të standardeve të jetesës, që kanë ardhur si pasojë e sanksioneve ndaj Rusisë pas konfliktit.
Bashkimi Evropian, të premten, më 3 qershor, miratoi edhe zyrtarisht embargon ndaj naftës ruse, si dhe sanksionet tjera kundër bankave dhe transmetuesve të mëdhenj, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Cristiano Ronaldo, i cili u aktivizua gjysmë orën e fundit në sfidën ndaj Spanjës, që përfundoi 1-1, iu drejtuar me një letër të hapur tifozëve të Manchester United, e publikuar në faqen e klubit:
Dy ish-zyrtarët më të lartë të Bashkisë së Lushnjës duhet të shpallen fajtorë nga gjykata e posaçme dhe ata jo vetëm duhet të mbahen në burg, por edhe tu hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.
SPAK mbylli hetimet dhe dorëzoi të pandehur në Gjykatën Antikorrupsion gjyqtarin e Vettingut, Ardian Hajdari që do të gjykohet për fshehje të të ardhurave në katër raste dhe përshkrim të rremë të pasurisë në deklaratën e dorëzuar prej tij pranë ILDKPI gjatë korrikut 2017.