Gjermania e prirur për të diskutuar paktin e gazit natyror me Mbretërinë e Bashkuar mes rrezikut për t’u mos furnizuar

08/11/2022 12:02

Gjermania është e prirur të bisedojë me Britaninë për një pakt solidariteti që do t’i lejonte konsumatorët më të mëdhenj evropianë të gazit natyror të shpëtonin njëri-tjetrin nëse një ftohje ekstreme do të krijonte mungesa energjie këtë dimër, kanë thënë zyrtarët gjermanë.

“Me vijën e saj të gjatë bregdetare, Mbretëria e Bashkuar ka një avantazh gjeografik kur bëhet fjalë për infrastrukturën për importimin e gazit natyror të lëngshëm. Por përvoja e javëve të fundit na ka treguar gjithashtu se ka rëndësi edhe madhësia e rrjetit të gazit. Sa më i madh të jetë rrjeti, aq më e lehtë është të rregullohen deficitet e përkohshme”, tha Klaus Müller, kreu i agjencisë federale të rrjetit për shërbimet komunale.

Gjermania përballet me pasiguri mbi furnizimet me gaz për industritë e saj, duke e lënë ekonominë më të madhe të Evropës në thirrje ndaj shteteve të tjera të BE-së për të treguar më shumë solidaritet pas rënjes së eksporteve ruse.

Mbretëria e Bashkuar e cila prodhon rreth 44% të gazit të saj,  ende plotëson rreth gjysmën e nevojave të saj për gaz nëpërmjet importeve.

Falë importeve nga Norvegjia, Belgjika, Holanda dhe Franca, Gjermania po merr shumë më shumë gaz nga vendet fqinje sesa në vitet e mëparshme, duke i lejuar vendit të mbushë 99.4% të rezervuarëve të tij të magazinimit këtë javë.

Gjithashtu thirrja për kursim të energjisë vazhdon ende, për të kapërcyer dimrin pa mungesa.

Top Channel