Video/ Peshkaqeni ‘monstër’ kërcen mbi barkën e turistëve ku vetëm një xham e ndante nga turma e tmerruar (fotot)

08/11/2022 15:45

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur një peshkaqen masiv ‘mako’ kërceu mbi një barkë turistësh thuajse duke goditur kapitenin dhe pesë klientët që po shëtiste.

Ryan Churches kishte nxjerrë në xhiron detare pesë entuziastë peshkimi në brigjet e Whitianga në Zelandën e Re, kur peshkaqeni ‘u bashkua’ me ta duke u ngjitur në bord.

Vetëm një xham ndante bishën mish-ngrënëse nga kapiteni dhe klientët e tij pasi peshkaqeni zbarkoi çuditërisht në majën e barkës ngjitur me xhamin e përparmë të kabinës së timonimit.

Pamja e peshkaqenit masiv 2.5 metra të gjatë dhe rreth  150kg në peshë u filmua nga spektatorët.

Peshkaqeni i ngecur në një grep peshkimi bie në barkë me një zhurmë të mbytur dhe nis të spërdridhet para spektatorëve.

Kafsha vijonte të tundej për afro dy minuta duke kërkuar mënyrën për t’u kthyer në ujë teksa ata që ishin në barkë thërrisnin të mahnitur.

Kapiteni i barkës, peshkatari i vjetër Churches, tha për të përditshmen vendase New Zealand Herald se ishte hera e parë që shihte një peshkaqen të kërcente në barkë.

“Ne ishim të gjithë duke ndjekur grepat që kishim hedhur kur papritur barka ndryshoi drejtim … peshkaqeni kërceu mbi barkë dhe ne për momentin e tmerruam”.

Teksa peshku gjigant tundej poshtë e lart, Churches mendonte si të ndërhynte derisa pas dy minutash ai ra përsëri në det.

Kapiteni Churches tha se ishte me fat që kafsha ra në pjesën e përparme dhe jo në të pasmen ku gjendeshin turistët, të cilët i vlerësonte për reagimin e tyre gjakftohtë.

Peshkaqenët ‘Mako’ jetojnë pranë sipërfaqes së ujit dhe njihen mirë në zonat bregdetare të Zelandës së Re.

Predatorët madhështorë janë parë që kërcejnë deri në 10metra në ajër kur ‘i bien’ grepit dhe kanë rënë edhe më parë në barkat e peshkatarëve.

FOTO GALERI
1/3
Një peshkaqen masiv ‘mako’ kërceu mbi një barkë turistësh thuajse duke goditur kapitenin dhe pesë klientët që po shëtiste.

Top Channel