Prindër të fëmijëve në Golem të Lushnjës kanë protestuar këtë të martë para shkollës së 9-vjeçare Irakli Bozo kundër vendimit të mare nga zyra arsimore dhe bashkia e Lushnjës për transferimin e nxënësve në qytet.

Shkolla ku ata kryenin mësim është në rrezik shembjeje, si pasojë e tërmetit

Në fillim të vitit arsimor u kryen meremetime, por pak kohë pas nisjes së mësimit në dy nga klasat e katit të parë ra tavani.

Shumica e prindërve nuk po i lejon fëmijët të shkojnë në shkollë dhe për këtë ata do të përgatisin një peticion ku si pikë kryesore kanë zhvillimin e mësimit në pjesën tjetër të shkollës.

Top Channel