Zbulohet një tunel 43 metra nën një tempull të lashtë në Egjipt, mendohet të jetë varri i Kleopatrës

08/11/2022 12:07

Një tunel i gdhendur nëpër shtresa shkëmbi është zbuluar nën tempullin e lashtë të Egjiptit Taposiris Magna, ose ‘varri i madh i Osiris’, i cili mendohet se mund të jetë varri i humbur prej kohësh i faraones së fundit të Egjiptit, Kleopatrës.

Tuneli, i cili duket si një ‘mrekulli gjeometrike’, shtrihet për më shumë se 43  metra poshtë tempullit, është rreth 6 metra i lartë dhe thuhet se i ngjan tunelit të Eupalinos në ishullin grek të Samosit, i cili nderohet si një nga inxhinierët më të rëndësishëm.

Arkeologia Kathleen Martinez e Universitetit të San Domingos ka qenë e bindur për më shumë se një dekadë se Kleopatra dhe i dashuri i saj Mark Antony u prehën brenda tempullit dhe është e sigurt që tuneli mund të jetë rruga drejt këtij zbulimi.

Martinez tha se ka mundësi që mbretëresha të varroset atje dhe nëse është e vërtetë, gjetja e eshtrave të faraones të fundit të Egjiptit do të ishte ‘zbulimi më i rëndësishëm i shekullit të 21-të.

Tempulli ndodhet pranë kryeqytetit të lashtë egjiptian të Aleksandrisë.

Ekipet që punonin në kantier gjetën një pjesë të tunelit që ishte zhytur nën ujin e Mesdheut, një numër enë qeramike u gjetën nën sedimentin e baltës, si dhe një bllok gëlqeror drejtkëndor . Gjithashtu Martinez zbuloi disa objekte të rëndësishme brenda tempullit, duke përfshirë monedha që mbanin imazhet dhe emrat e Mbretëreshës Kleopatra, Aleksandrit të Madh dhe një numër statujash me kokë të prerë, si dhe statuja të perëndeshës Isis.

Ekipi hulumtues beson se themeli i Tempullit Taposiris Magna mund të jetë gjithashtu nën ujë për shkak të të paktën 23 tërmeteve që goditën bregdetin egjiptian midis 320 pas Krishtit dhe 1303 pas Krishtit.

Top Channel