Telefonatë e rremë për bombë në Gjykatën e Apelit/ Godina kontrollohet çdo ditë para se prokurorët e gjykatësit të nisin punën

08/11/2022 11:49

Një telefonatë anonime te salla operative DVP Tiranë ka njoftuar se te Gjykata e Apelit është vendosur një bombë.

Personi, ende i paidentifikuar, ka njoftuar se në ambientet e godinës së qelqtë ishte vendosur lëndë plasëse.

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollin e godinës, por nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë.  Pas më shumë se 40 minutash kontroll i imtësishëm nga, u vlerësua se nuk ka lëndë plasëse në godinë dhe telefonata ishte e rreme.

Sikurse mësoi gazetarja Anila Hoxha, godina e Posaçme SPAK kontrollohet imtësisht pa shkuar ora 08:00, pra para nises së orarit zyrtar të punës, si pjesë e masave të caktuara pasi në këtë prokurori hetohen dosje të rëndëesishme.

Top Channel