Pas shumë polemikave/ Italia lejon anijen e emigrantëve të ankorohet në breg, disa të tjera ende në det të hapur

08/11/2022 18:57

Një nga katër barkat e shpëtimit me emigrantë, që Italia kishte bllokuar nga ankorimi, janë lejuar të zbresin pas një jave në det.

Organizata bamirëse që operon anijen tha se gjithsej 89 persona në bordin e Rise Above u lejuan të dilnin në breg.

Por ende shumë njerëz mbeten në tre varka të tjera shpëtimi, ndërsa Roma premton se do të ndalojë emigrantët e parregullt që kalojnë Mesdheun.

Kryeministrja Giorgia Meloni ka deklaruar se dëshiron të ndalojë trafikantët e njerëzve që “të vendosin se kush hyn në Itali”. Qeveria e saj është kritikuar për mohimin e portit të sigurt për anijet e shpëtimit.

Por Chiara Cardoletti, përfaqësuesja e komisionerit të OKB-së për refugjatët në Itali, tha se vendi që ajo përfaqëson ka qenë në vijën e parë të krizës së emigrantëve për një kohë të gjatë, njëkohësisht i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të gjejë një strategji të përbashkët.

“Ne e vlerësojmë atë që ka bërë Italia duke lejuar anijet të hyjnë në ujërat territoriale, duke lejuar fëmijët, gratë dhe njerëzit me probleme mjekësore të zbarkojnë. Italia nuk mund të lihet vetëm, Bashkimi Evropian duhet të ecë përpara dhe të gjejë zgjidhje të përshtatshme dhe më të shpejta”, tha ajo për BBC.

Të hënën tre persona u hodhën në ujë nga Geo Barents, pasi iu refuzua leja për të zbarkuar në portin sicilian të Catania. Ata ishin në mesin e rreth 250 emigrantëve që iu kërkua të qëndronin në dy varka.

Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë. Që nga fillimi i vitit, 85,000 emigrantë kanë mbërritur me varka , sipas OKB-së.

Emigrantët lundrojnë me varka të vogla e të mbipopulluara nga Afrika e Veriut, shpesh futen në ankth dhe shpëtohen nga anije bamirësie.

Gjatë fundjavës, dy varka u ankoruan në Siçili, me një grup të madh emigrantësh. Shumica u lejuan të largoheshin, por 35 burra në Humanity 1 dhe 215 të tjerë në Geo Barents, i cili drejtohet nga Médecins Sans Frontières (MSF), iu tha se do të duhej të qëndronin në bord.

Një varkë e katërt, Ocean Viking, e drejtuar nga bamirësia franceze SOS Mediterranee, mbetet në brigjet e Siçilisë me rreth 234 emigrantë në bord. Ata u morën nga deti në Libi 17 ditë më parë dhe kanë kërkuar vazhdimisht hyrje në një port italian.

“Ne po përballemi me pasoja shumë të rënda, duke përfshirë rreziqet e humbjes së jetëve. Mirëqenia fizike dhe psikologjike e të mbijetuarve dhe ekuipazhit është rraskapitur nga mbi dy javë bllokim në det,” tha Xavier Lauth, drejtori i operacioneve të grupit.

 

Top Channel