“Dribloj për t’u argëtuar”, Neymar: Kombëtarja e bashkuar para Botërorit

08/11/2022 16:43
Brazil forward Neymar (10) celebrates with Dani Alves (13) and Richarlison (9) after scoring a second-half goal in an international friendly against Colombia at Hard Rock Stadium in Miami Gardens, Fla., on Friday, September 6, 2019. The game ended in a 2-2 draw. (David Santiago/Miami Herald/TNS)

Një sezon deri tani për rekorde me gola dhe asiste që e çojnë drejt Botërorit në formë.

Bëhet fjalë për Neymar që nuk e fsheh në një intervistë dëshirën e tij për të triumfuar në Katar me Brazilin. Ylli i PSG dhe i Selecaos, tregon disa detaje të aktualitetit të tij në lidhje me Kupën e Botës në Katar ku shkon me një ide fikse, të fitojë Botërorin, edhe për djalin e tij.

“Objektivi im është të bëj gjithnjë e më mirë, të përmirësohem. Në kombëtare kjo mund të bëhet por rëndësi ka grupi. Jemi të bashkuar, luftojmë për njëri-tjetrin. Kjo është e rëndësishme”, – shpjegon Neymar që më pas shton;

“Pas Kupës së Botës, nëse e fitojmë dashtë Zoti, nuk e di se çfarë do të bëj. Me siguri një festë të madhe një herë. Djali im më flet vetëm për Botërorin dhe më kërkon që ta fitoj. Me të vërtetë që flet vetëm për këtë”.

Më pas Neymar dha një koment edhe për stilin e tij të lojës dhe dribilimin.

“Nuk di të shënoj apo të pasoj topin, ndaj dribloj pasi kështu argëtohem. Driblimi është arma ime për t’u mbrojtur nga faullet, nga dëmtimet, dhe edhe mënyra më e mirë për të mposhtur kundërshtarin”./ Super Sport

Top Channel