Lënë serat dhe emigrojnë në Roskovec, rënia e çmimit të shitjes shkatërron ekonomikisht fermerët

08/11/2022 19:54

Fermerët ne fshatin Suk të bashkisë Roskovec po braktisin serrat dhe po shikojnë si zgjidhje rrugët e emigrimit. Disa prej tyre do te provojnë te mbjellin përsëri edhe pse çmimi i prodhimeve qe ata kultivojnë nuk e justifikon punën.

Plehrat kimike, fidanët, nafta dhe plastmasi kane kosto shume te larta dhe për ata është e papërballueshme blerja e këtyre produkteve me fitimin qe nxjerrin.

Për kultivuesin e trangullit Jashar Ruko ky sezon do te jete i fundit pasi te gjithë prodhimin e 2.5 dynymëve te mbjella me trangull e ka hedhur ne kanal,pasi nuk ka treg, ose atë pak qe ka arritur te shesë tek tregtarët e vegjël e ka shitur vetëm me 10 lekë kilogrami.

Sipas tij vetëm kostoja e prodhimit te 1 kg trangull arrin deri ne 50 leke.

I zhytur në borxhe dhe kredi fermeri pohon se e vetmja rrugë  për të është emigrimi pasi banka nuk do të dijë nëse ai ka shitur prodhimin apo jo.

Top Channel