Shmangën mbi 570 milionë lekë detyrime tatimore/ Lihen në burg shtatë persona, krijuan skemë mashtrimi me pesë kompani

08/11/2022 16:50

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë persona, pasi shmangën pagesën e TVSH-së përmes një skeme mashtrimi me pesë kompani.

Skema e mashtrimit është ngritur me qëllim shmangien e pagesës së TVSH-së dhe të Tatim Fitimit, nga e cila ka rezultuar se është një detyrim në  vlerën 571,175,889 lekë.

Sipas Prokurorisë, autorët mundën të tërhiqni  paratë cash nga bankat e nivelit të dytë, në vlerën totale prej 619,048,206 lekë, për të shmangur mos pagimin e  detyrimeve të ardhura nga aktiviteti i tyre.

Pas hetimeve, gjykata shpalli fajtor Ardi Xhaferri, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, i cili u dënua me gjashtë vite burg.

Njëkohësisht autorit iu hoq e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si edhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 10- vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Fajtor u shpall edhe shtetasi me iniciale R.M., për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, dhe u dënua me 4 vite e 6 muaj burgim.

Njëkohësisht atij iu hoq e drejta për të ushtruar detyrat e drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyre tjetër qe ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 7-vjeçare pas vuajtjes së dënimit me burgim.

Për po të njëjtën vepër penale fajtor u shpall edhe shtetasi me iniciale A.A., i cili u dënua me tre vite e 6 muaj burg. Dënim i cili shoqërohet me heqjen e të drejtës për të ushtruar detyra jurisike për një periudhë 7-vjeçare, pas vuajtjes së dënimit.

Për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, u shpall fajtor dhe u dënua me tre vite e gjashtë muaj burg shtetasi me iniciale T.A. Për pesë vite të dënuarit i ndalohet për një periudhë pesë vjeçare, pas dënimit, të ushtrojë detyra me përfaqësi juridike.

Fajtor u shpall shtetasi me iniciale E. Xh. për veprën penale “Moskallzimi i krimit”, ku u dënua me 1 vit burg dhe për tre vite nuk i lejohet të ushtrojë detyra juridike.

Për po të njëjtën vepër penale fajtorit me iniciale B. C. iu dha dënimi me 9 muaj burg dhe tre vite heqjen e lirisë për të ushtruar detyra juridike.

Njëkohësisht për këtë vepër penale personi me iniciale R.A., u dënua me 1 vit burgim dhe tre vite ndalimin e ushtrimit e detyrave të drejtorit, të administratorit, sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit juridik, për një periudhë 3  vjeçare pas vuajtjes së dënimit.

Fajtor u shpall edhe shtetasi S. L., person juridik, për kryerjen e veprës penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, ndërsa gjykata vendosi t’I  konfiskojë mjete apo produkte të veprës penale.

Sipas dosjes, të pandehurve  i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, pas shqyrtimit të çështjes me gjykim të shkurtuar.

Sendet e sekuestruara me anë të procesverbalit të datës 16.11.2021, të cilat janë asete të shoqërisë A.N., Korçë në pronësi të shtetasit A.A. dhe një automjet tip kamion i markës DAF, automjet tip kamion i markës MAN, automjet tip Fadrome i markës CASE, automjet tip kamion i markës MAN, automjet tip kamion “bot uji” i markës IVEKO, linjë prodhimi dhe pastrimi për inerte e pa montuar , produkt i gatshëm për shitje “hekur-nikel” sipas procesverbalit të sekuestros mbi 300 ton.

Njëkohësisht u sekuestrua edhe pasuria e regjistruar në regjistrin hipotekor me adresë Dhërmi të Vlorës, objekti hidrocentral së bashku me truallin në sipërfaqe e përbërë nga 619,5 m2 në pronësi të shtetasit A.Xh.

Top Channel