Kina do të përgatitet për luftë, Presidenti Xi Jinping: Siguria e vendit është e paqëndrueshme dhe e pasigurtë

08/11/2022 13:35

Presidenti Xi ka deklaruar se Kina do të fokusohet në përgatitjen për luftë pasi sipas tij siguria e vendit është e paqëndrueshme dhe e pasigurtë.

Paralajmërimi i tij vjen pasi muajin e kaluar bëri thirrje për zhvillim më të shpejtë ushtarak, ‘vetëbesim dhe forcë’ në teknologji dhe mbrojtje të interesave të Kinës, duke rritur gjasat për konflikt të mëtejshëm.

Njoftimi i Xi se Kina do të fokusohet në përgatitjen për një luftë do të ngrejë frikën se kombi mund të pushtojë ishullin vetëqeverisës të Tajvanit, të cilin Pekini e pretendon si të tijin.

Kina, e cila ka ekonominë dhe ushtrinë e dytë më të madhe në botë,  ka kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë Tajvanin me forcë nëse është e nevojshme.

Muajin e kaluar, Partia Komuniste e Kinës shtoi një pikë në kushtetutën e saj për kundërshtimin dhe frenimin me vendosmëri të pavarësisë së Tajvanit dhe zbatimin me vendosmëri të politikës së vendit ‘një shtet, dy sisteme’, formula me të cilën janë planet për të qeverisur ishullin në të ardhmen.

Nëse Kina sulmon Tajvanin, konflikti mund të tërheqë  Shtetet e Bashkuara, të cilat mund t’i ofrojnë Tajvanit armë mbrojtëse dhe ligjërisht i kërkohet të trajtojë kërcënimet ndaj ishullit si çështje shqetësuese, së bashku me aleatët e saj të traktatit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken mbështeti parashikime të tilla muajin e kaluar kur tha se Kina po përshpejton afatin e saj kohor për të rimarrë Tajvanin. Xi ka shtuar stërvitjet ushtarake përgjatë vijës bregdetare të Tajvanit.

Top Channel