Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, me pasojë lëndimin e dy personave.

Mësohet se drejtuesi i mjetit K.K., 28 vjeç ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel