U kap në flagrancë, në afërsi të PKK Kakavije, duke transportuar 2 shtetas, që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen një automjet dhe një aparat celular. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të […]
Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do të “godisë në ato objektiva që ne ende nuk i kemi goditur” në Ukrainë nëse Perëndimi i siguron Kievit armatim me rreze më të gjatë.
Kina lëshoi të dielën një raketë që mbante tre astronautë në një mision, për të përfunduar ndërtimin e stacionit të saj të ri hapësinor, momenti historik i fundit në përpjekjen e Pekinit për t’u bërë një fuqi e madhe hapësinore.
Grabitja e një banke të nivelit të dytë në Koplik të Shkodrës është zbardhur nga policia e shtetit, ku si pasojë janë vënë në pranga tre persona që dyshohen si autorë për grabitjen.
Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “Top Channel” pamje nga brenda shtëpisë së barit, që u zbulua gjatë operacionit në Koplik të Shkodrës.
Nis një edicion i ri, nën shenjën e ngjyrave kuqezi, me më tepër ëndrra dhe me më shumë shpresa.
Një shtetas me inicialet I. D., 34 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire”, është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A. D., e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Një shtëpi bari është zbuluar në Koplik të Shkodrës ku janë sekuestruar rreth 22 kilogramë kanabis sativa, 455 bimë narkotike të kultivuara në ambientin me llamba, si dhe 245 bimë të tjera narkotike të kultivuara në oborrin përreth banesës.
Ky është moment kur më 9 maj, 3 persona të veshur me të zeza me maskë në fytyrë dhe të armatosur me kallashnikov grabitën filialin e një banke në Koplik.
Më datë 05.06.2022, rreth orës 08:50, jemi njoftuar se në fshatin Pendavinj, Maliq, është hedhur nga një shtyllë elektike shtetasi N. Ç., 35 vjeç, banues në këtë fshat, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para rezulton se ky shtetas, vuan nga sëmundje të […]
Policia e shtetit ka bërë bilancin e për javën që lamë pas, ku në të gjithë vendin janë kryer 20 operacione policore dhe janë arrestuar 136 persona e janë shpallur në kërkim 23 të tjerë.
Mohamed Salah konfirmoi para finales së Champions League se do të vazhdojë edhe një sezon te Liverpooli. Por pas qershorit 2023, e ardhmja e tij nuk dihet. Vetë futbollisti e ka lënë në ajër me një “ta shohim”.
Rreth 12 milionë euro është vlera e pasurive që shteti i ka konfiskuar nga qytetarët e Kosovës. Përveç veturave, Agjencia e Administrimit të kësaj pasurie menaxhon edhe pasuri të paluajtshme, e shumë gjëra të tjera me vlerë.
Bayerni i Munihut po punon në shumë fronte në këtë merkato verore. Së pari, duhet të zgjidhë çështjen “Lewandowski” dhe të ardhmen e Gnabry-t, pasi të dy lojtarët do të dilnin të lirë në përfundim të sezonit të ardhshëm. Si sulmuesi polak ashtu edhe gjermani kërkojmë me ngulm të largohen që këtë verë.
Ujdia midis vendeve të Bashkimit Evropian për të kufizuar importet e naftës ruse është arritur si shumë vendime të tjera në bllok: pas diskutimeve të gjata dhe herë pas here të tensionuara. Megjithatë, është goditja më e madhe deri tash mbi njërën prej industrive më fitimprurëse për Kremlinin.
Rusia ka goditur mëngjesin e sotëm një raketë, mbi termocentralin bërthamor në Ukrainën jugore.
Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhansk Serhiy Hayday, është shprehur ditën e sotme se trupat ruse vazhdojnë të sulmojnë qytetin e Severodonetsk në Ukrainën lindore dhe po kontrollojnë pjesën lindore të qytetit.
Ndonëse barazimi 1-1 me Gjermaninë është në përgjithësi për t’u përshëndetur, duke pasur parasysh momentin kritik që po kalon e kombëtarja italiane, trajneri Roberto Mancini nuk e fsheh keqardhjen për një rezultat që mund të ishte ndryshe:
Të paktën 25 persona janë vdekur dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të madh në një depo pranë qytetit Chittagong në Bangladesh.
Disa shpërthime u raportuan rreth kryeqytetit ukrainas Kiev në agim të së dielës, sipas kryetarit të bashkisë Vitali Klitschko.
Vendi ynë do të jenë në dominimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe shumë të nxehta, të cilat do të sjellin temperatura shumë të larta.
Në stadiumin “Dall’Ara” të Bolonjës, matën forcat dy superfuqi të futbollit europian, Italia me Gjermaninë, që bëjnë pjesë në Grupin 3 të Ligës A së bashku me Anglinë dhe Hungarinë.
Kantautori Eugen Bushpepa, përveç anës së suksesshme që ne i kemi parë, ka pafund kritika për veten e tij.
Merr flakë nënstacioni elektrik në zonën e Patosit të vjetër.
Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të shtunë në orën 18:00 në një seancë të posaçme për të votuar Bajram Begajn si presidentin e ri të Republikës.
Reali i Madridit po përgatitet për revolucion gjatë merkatos së verës. Nëse Bale, Isco dhe Marcelo tashmë kanë thënë lamtumirë, gjashtë lojtarë të tjerë pritet të largohen nga “Los Blancos” në këtë sesion të merkatos.
Prezenca e OSBE në Tiranë ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.
Kantautori Eugent Bushpepa ka rrëfyer sonte në “A live Night” të pathënat nga konkurimi i tij në spektaklin e madh të Eurovizion në vitin 2018 me këngën “Mall”.
Shqipëria në volejboll për meshkuj fiton edhe përballjen e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut në Grupin B të Silver European League, duke rritur ndjeshëm shanset për kualifikimin në “Final 4”.
Deri tani asnjë nuk ka thënë me siguri se nga vijnë alienët inteligjentë edhe pse provat për ekzistencën e tyre janë mjaft të fshehta.
Kantautori i njohur Eugen Bushpepa ka nxjerrë në pah elementet e “shëmtuara” të muzikës në tregun shqiptar vitet e fundit.
Shtetet e Bashkuara janë objektiv i mijëra sulmeve të përditshme kibernetike, shumë prej të cilave e kanë origjinën nga Rusia.
Për ta kuptuar më mirë se sa të thella janë problemet financiare te klubi i Barcelonës mjafton të lexosh këtë lajm sensacional që vjen nga Spanja.
Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjthshëm, gjeneral-majori Bajram Begaj do të jetë presidenti i ri i vendit.
Finlanda ka shënuar sot si rrallëherë Ditën e Flamurit me një kortezh të gjatë ushtarak si dhe paradë të disa automjeteve ushtarake.
Ditë më parë Zyra Kombëtare e Auditimit publikoi raportin e auditimit të pasqyrave financiare dhe atë të performancës për Radio Televizionin e Kosovës, ku ishin evidentuar parregullsitë ndër vite në këtë institucion.
Një alpinist që ishte përjashtuar nga kampet e Everest pasi kishte falsifikuar foton në malin më të lartë të botës, ka arritur të ngjitet aty me të vërtetë pasi donte “të sfidonte veten”.
Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të shtune në Rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.
Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do ta vendoste Rusinë në një pozicion të vështirë ushtarak në Detin Baltik, tha të shtunën gjenerali i lartë amerikan Mark Milley gjatë një vizite në Stokholm në prag të një stërvitjeje ushtarake.
Vllaznia është kampione e Kategorisë Superiore për grupmoshën U-17 pasi mposhti skuadrën e Shënkollit në finalen e madhe të këtij sezoni futbollistik!
Urime për Presidentin e sapo zgjedhur Bajram Begaj ka përcjellë sot edhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi.
E ardhmja e Ionut Radu duket se do jetë larg Interit. Agjenti i portierit “zikaltër”, Oscar Damiani, ka thënë për “Interista.it” se e ardhmja e klientit të tij nuk do të jetë te ekipi i Inzaghit.
Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë.
Ambasada gjermane ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook”, në lidhje me zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, të cilin e ka uruar për detyrën e re e cila i ofron Shqipërisë një mundësi unike për përballimin e sfidave në të cilat gjendet Shqipëria.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begajn.
“Ne mezi presim të punojmë së bashku për një marrëdhënie të begatë, të sigurt dhe solide BE-Shqipëri, si anëtarë të një familjeje evropiane.”
Presidenti aktual i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar pasardhësin e tij të sapozgjedhur, Bajram Begajn.
Fshati i Godoleshit në Elbasan , ose siç njihet ndryshe fshati i qershive afërsisht prodhon 700 ton qershi në vit . Fermerët thonë se janë të bekuar që kjo tokë nxjerr prodhim cilësor, por problem mbetet infrastruktura rrugore e cila e bën të vështirë daljen e qershisë në treg.
“Seanca për zgjedhjen e Presidentit të Republikës ishtë farsa e radhës për të cilën opozita i duhej Ramës vetëm për fasadë”- është ky reagimi i kreut të PD, Enkelejd Alibeaj, menjëherë pas përfundimit të seancës plenare ku Bajram Begaj u votua si pauses i Ilir Metës në Presidencë.
Ministrja e jashtme Olta Xhacka ka uruar Presidentin e sapo zgjedhur Bajram Begaj.
I emocionuar pasi u zgjodh në krye të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka falenderuar me dorë në zemër të gjithë deputetët që e votuan ditën e sotme për këtë titull,
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka uruar presidentin e sapo zgjedhur të Republikës, Bajram Begën.
Shijaku organizon për të dytën herë festën që bën bashkë motoristë nga e gjithë Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Rama ka folur për mediat pas përfundimit të seancës për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës, ku tha se arritja e këtij rezultati nuk ka qenë një punë aspak e lehtë për ta.
Për kryeministrin Edi Rama, sot Shqipëria ka një president normal, I identifikueshëm me njeriu besnik ndaj vendit dhe detyrës. Për kreun e qverisë, përfundimi aritmetik, me votat në seancë nuk ka asnjë rëndësi.
“I dhamë vendit një president normal”, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama pasi Bajram Begaj u zgjodh si President i Republikës me 78 vota pro në Kuvend.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion veliaj ka urur Bajram Begajn për zgjedhjen President I Republikës. Menjëherë pas votimit të Kuvendit, përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shkruan: “Urime në detyrën tuaj të re, Z. President! I bindur se do ta përmbushni atë me nder dhe profesionalizëm”. Më herët, Begaj mbante postin e Shefit […]
Bajram Begaj sapo është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe `1 abstenim. Nga një përllogaritje të shifrave, duket se kemi rrjedhje të votës nga opozita, nëse sjellim në vëmendje 74 mandatet e PS dhe 3 të PSD.
Sapo ka përfunduar procesi i votimit në seancën plenare për zgjedhjet e Presidentit të ri, ku kandidat është Bajram Begaj, i propozuar ditën e djeshme nga Partia Socialiste.
Punonjësit e emergjencës nxorrën sot trupi e një tjetër viktime nga rrënojat e trenit që doli nga binarët dje në jug të Gjermanisë, duke e çuar numrin e viktimave në pesë.
Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla iu përgjigj akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili akuzoi Presidentin aktual Ilir Meta për shkelje të kushtetutës ndërsa tha se firmosi dekretin për Barjam Begajn jashtë kufijve. Balla tha se Meta, firmosi në konsullatën shqiptare në Turqi, e cila sipas socialistit konsiderohet tokë shqiptare.
Deputeti demokrat Gazment Bardhi, nuk ka marër pjesë ditën e sotme në seancën parlamentare për zgjedhjen e presidentit të Republikës, por me anë të një postimi në rrjete sociale ka “thumbuar” demokratët që morën pjesë në seancë.
Të paktën pesë roje ceremoniale të ushtrisë britanike janë regjistruar dje duke humbur ndjenjat jashtë katedrales së Saint Paul në Londër, për shërbesën e jubileut të mbretëreshës britanike në fron.
Ndonëse nuk dha një vlerësim për kandidaturën e Bajram Begajt, Berisha foli për shkelje të rëndë të kushtetutës me kandidimin e tij. Gjithashtu Berisha u rreshtua edhe kundër presidentit aktual të Republikës, Ilir Meta, i cili sipas tij, firmosi dekretin për lirimin nga detyra të Begajt, jashtë territorit të republikës.
Ndonëse do të marrë pjesë në seancën e posacme plenare, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se LSI do të votojë kundër presidentit të ri të republikës.
Ndonëse kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, jo të gjithë deputetët demokratë, përfshi edhe aletatët iu bindën thirrjes së tij.
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, është shprehur sitën e sotme se do të votojë kundër zgjedhjes së Bajram Begajt si president të Republikës.
Video intime e një çifti të rinjsh që përfundoi e shpërndarë në rrjetet sociale ka zemëruar shumë komunitetin e qytezës Wa në Gana, saqë ata i kapën ‘dashnorët’ dhe i lidhën në shtylla në sheshin e qytetit për t’i dënuar me rrahje thuprash.
Deputeti Ervin Salianji është shprehur se nuk do të votojë për zgjedhjen e presidentit në seancën e sotme plenare, megjithëse u shpreh se PD nuk duhet të bojkotojë.
Deputetja e PD-së Grida Duma është shprehur para nisjes së votimit për presidentin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë, se është kundër bojkoteve dhe të gjitha institucionet kanë peshën e vet.
Sapo ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë Bajram Begaj, kandidati i nxjerrë nga socialistët si kreu i ri i shtetit.
Në veri të Sirisë, banorët po përgatiten për një luftë të re. Derisa vëmendja e botës është përqendruar në luftën në Ukrainë, lideri i Turqisë thotë se po planifikon një operacion të madh ushtarak për të zmbrapsur luftëtarët kurdë sirianë dhe për të krijuar një zonë të sigurt, të kërkuar prej kohësh në zonën kufitare.
Zëdhënësja e grupit të Alibeajt, Orjola Pampuri ka reaguar në lidhur me emrin e nxjerrë nga Partia Socialiste si kandidat për kreun e ri të shtetit.
Ukraina tha të shtunën se nuk kishte kuptim që të negociohej me Moskën nëse forcat ruse nuk zmbrapsen sa më shumë që të jetë e mundur drejt kufijve.
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me propozimin e mazhorancës për emrin e kreut të shtetit.
Një pallat i lashtë 3,400-vjeçar ka dalë në sipërfaqe në zonën e Kurdistanit në Irak, pas disa muajsh thatësira dhe rënie të niveleve të ujit.
Të paktën tetë punëtorë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë kimike në Indinë veriore, tha policia të shtunën.
Egnatia nuk humb kohë dhe gjen menjëherë trajnerin e ri. Pas ndërprerjes së bashkëpunimit me Zekerija Ramadanin, klubi nga Rrogozhina ka vendosur t’ia besojë pankinën ish mesfushorit durrsak, Edlir Tetova.
Kandidatura e Bajram Begajt për kreun e ri të shtetit, ka kaluar nga Komisioni i Ligjeve për tu votuar në seancën plenare në Kuvend.
Piloti i një avioni ushtarak amerikan ka humbur jetën pasi është përplasur gjatë nje misioni misterioz në shkretëtirën e Kalifornisë.
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme po diskutohet rreth zgjedhjes së presidentit, ku përveç anëtarëve të mazhorancës të pranishëm janë edhe anëtarët që mbështesin Berishën, ndërkohë që mbështetësit e Alibeajt kanë munguar.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 534 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:21 në Tiranë, 5 në Fier, 2 në Kamëz, nga 1 qytetar në Lezhë, Roskovec, Mallakastër, Vlorë, Sarandë.
Komisioni i Ligjeve ka diskutuar vlefshmërinë e Bajram Begajt për president, duke i hapur rrugë emrit të tij për tu votuar sot në Kuvend.
Më datë 04.06.2022, në rrugën “Josif Pashko”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. P., 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një grua është arrestuar për vrasje në SHBA pasi trupi i gjymtuar i një burri është gjetur në shtëpinë e saj.
Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin e Lojtarit të Vitit të sezonit 2021-2022 te Manchester United, ndonëse humbi në përballjen me David De Gea.
Një zjarr ka përfshirë tempullin kryesor të manastirit prej druri në lindje të Ukrainës ditën e sotme, sipas një deklarate të kishës Ortodokse ukrainase.
Pas lajmit të sotëm se Gerard Pique është ndarë me të fejuarën e tij Shakira pasi ishte kapur duke e tradhtuar, ish-pornostarja e njohur nga Libani, Mia Khalifa ka shtuar masën e kritikës në momentin e vështirë për mbrojtësin e famshëm të skuadrës së Barcelonës.
Luftimet janë njëra anë e luftës në Ukrainë, dhe vazhdimi i jetës pas vdekjeve e rrënimit që konflikti lë pas, është një aspekt tjetër i tij. Shumë njerëz në qytetet përreth Kievit mbështeten në pjesën dërrmuese tek ndihmat për të jetuar, teksa përpjekjet e Rusisë për të marrë kryeqytetin ukrainas rezultuan vërtet me dështimin e saj, por lanë pas edhe një valë shkatërrimesh.
Për herë të parë në një studio televizive shqiptare në programin Artkand del në shitje Xhubleta.
Besimtarë të shumtë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Mali i Zi, Maqedonia e Serbia kanë festuar si çdo vit Ditën e Shën Joan Vladimirit.
Këngëtarja Shakira ka përgënjeshtruar lajmet se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar, për shkak të tradhtisë nga bashkëshorti i saj.
Reperja amerikane Iggy Azalea, 31 vjeçe, habiti dje fansat teksa tregonte format e bëshme në një bikini portokalli, teksa pozonte para pasqyres para një sesioni zhytjesh në pishinë.
3040 mjekë i kanë ikur Shqipërisë në 10 vjet. Këto janë shifrat që bën publike Federatë e Mjekëve Shqiptare në Europë.
Pasi i tha PO, propozimit të socialistëve për të drejtuar vendin pesë vitet e ardhshme, Bajram Begaj përmes reagimit të parë si kandidat për president thotë se ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin.
Procesin e zgjedhjes të presidentit të ri kryesocialisti Edi Rama e quajti si fundin e një vrapimi ku ai dhe PS marrin fryme lirisht.
Presidenti Ilir Meta nuk ka nguruar të firmosë lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begajt, duke i hapur rrugë kështu kandidimit për të qenë gjenerali kreu i ri i shtetit.
Partia Socialiste ka paraqitur arsyet se përse kandidatura e propozuar nga ata e Bajram Begajt, duhet të zgjidhet në krye të shtetit.
Merr fund pas 11-viteve marrëdhënia mes Gerrard Pique dhe Shakiras. Futbollisti i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme kolumbiane nuk do të jenë më çift teksa 45-vjeçarja nuk ia ka falur tradhëtinë mbrojtësit katalanas.