Nuk ka “dallgë republikane”/ Garë e ngushtë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA!

09/11/2022 11:41

Do të duhen ndoshta pak kohë për të mësuar rezultatin e zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, por për momentin një gjë është e sigurt: dallgë republikane mbështetje, ashtu siç pritej dhe paralajmërohej nga sondazhet nuk pati, e pohuar kjo dhe nga vetë senatori i njohur i kësaj partie, Lindsey Graham.

Gara u dëshmua shumë e fortë dhe për momentin, mbetet e paqartë nëse republikanët do të marrin kontrollin e KOngresit  nga demokratët e presidentit Joe Biden.

Kongresi amerikan përbëhet nga dy institucione: Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati amerikan. Sipas Associated Press, në Dhomën e Përfaqësuesve më së shumti ulëse kanë fituar republikanët, gjithsej 199, kundrejt demokratëve që kanë marrë 168. Për senatin ndërkohë, nuk është kaq e përvijuar, por beteja duket kokë më kokë sidomos në disa shtete kyce.

Demokrati John Fetterman shpalli fitoren në Pensilvani dhe nëse kjo nëse konfirmohet, do të përbejë një triumf të rëndësishëm të rëndësishëm në Senat. Sipas AP-së, me fitoren e Fettermanit, demokratët deri më tani kanë siguruar 48 vende atje, aq sa kanë edhe republikanët. Është ende e hapura nga ana tjetër gara në Arizona, Xhorxhia dhe Nevada po konsiderohen se ende janë të hapura. Ekziston mundësia që në Xhorxhia të shkohet në balotazh në 6 dhjetor, dhe ky shtet mund të jetë kyç për të përcaktuar balancën në Senat.

Sondazhet treguan  para zgjedhjeve një rënie të ndejshme të vlerësimit për punën e Bidenit dhe votuesit kanë qenë të zemëruar për shkak të nivelit të inflacionit. Inflacioni i lartë dhe të drejtat e abortit ishin ndër shqetësimet kryesore të votuesve, dhe sipas sondazheve, një në tre votues ka zgjedhur njërën prej këtyre dy temave si shqetësime kryesore. Krimi, që ka qenë në fokusin e republikanëve gjatë javëve të fundit të fushatës, po ashtu ka qenë një prej çështjeve kryesore të përmendura nga një në dhjetë votues.

Top Channel