Meta Platforms tha sot se do të shkurtojë 13 për qind të fuqisë së saj punëtore, ose më shumë se 11.000 punonjës, në një nga pushimet më të mëdha të këtij viti, pasi kompania mëmë e Facebook po lufton me kostot në rritje dhe dobësimin e tregut të reklamave.

Reduktimi i fuqisë punëtore, i pari në historinë 18-vjeçare të Metës, ndjek një trend të pushimeve masive nga kompanitë e tjera të mëdha teknologjike, duke përfshirë Twitter në pronësi të Elon Musk dhe Macrosoft Corp.

Bumi i fortë i kompanive të teknologjisë dhe kërcimi i vlerës së tyre të tregut, të shkaktuar nga pandemia u kthyen në një rënie të mprehtë këtë vit për shkak të inflacionit të lartë që arriti një rekord shumë dekadash dhe një rritje të përshpejtuar të normave të interesit.

“Jo vetëm që tregtia online është kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja. Kam bërë një gabim dhe marr përgjegjësinë për të”, shkruan shefi ekzekutiv i Metës, Mark Zuckerberg, në një mesazh drejtuar punonjësve.

Meta, aksionet e të cilit kanë humbur më shumë se dy të tretat e vlerës së tyre këtë vit, u rritën gati 3 për qind këtë mëngjes përpara hapjes zyrtare të Wall Street.

Kompania gjithashtu planifikon të reduktojë diskrecionin e kostove të menaxhimit dhe të zgjasë ngrirjen e punësimeve deri në tremujorin e parë të 2023. Meta, megjithatë, nuk bëri të ditur se sa kursime në kosto pret nga lëvizjet.

Punëtorëve të larguar nga puna, Meta do të paguajë pagesa të shkëputjes në masën 16 javë pagë bazë plus dy javë shtesë për çdo vit shërbimi, si dhe pushimet e mbetura me pagesë, njofton kompania.

Punonjësit e prekur do të marrin gjithashtu aksionet e planifikuara për 15 nëntor dhe kujdes shëndetësor për një periudhë gjashtëmujore, thuhet në deklaratë.

Kompania u përball gjithashtu me një konkurrencë të ashpër nga TikTok dhe ndryshimet e Apple në rregullat e privatësisë, pasi u vu nën kontrollin e rregullatorëve në mbarë botën. Në fund të shtatorit, Meta kishte 87.314 punonjës.

Top Channel