Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ Personi që shihni në këtë foto është një nga autorët e grabitjes mbrëmjen e 6 nëntorit në një banesë në fshatin Brret të Krujës.
Pas hetimeve intensive policia e Krujës zbuloi se pas personit me armë në dorë dhe maskë në fytyrë është Kastriot Guri. Grabitjen ai e kreu së bashku me nipin e tij Xhoni Guri.
Për të qenë të pa identifikueshëm grabitësit vunë maska në fytyrë dhe në ikje shkatërruan kamerat e sigurisë por ishin të pavëmendshëm për dvr, të cilën e fshehën në një shkurre pranë banesës. Kjo provë e lënë pas nga autorët i identifikoi dhe i çoi në pranga.
Fatmirësisht në momentin e ngjarjes në banesë nuk ka pasur persona pasi kjo banesë përdorej si shtëpi pushimi. Por autorët të cilët ishin nga fshati fqinjë dhe kishin njohje familjare me të zotët e shtëpisë nuk ishin të sigurt nëse ata nuk ishin në banesë dhe u paraqitën aty me armë.
Pasi shembën derën ata morën nga banesa ushqime, elektro-shtëpiake dhe vegla pune dhe u larguan në këmbë mes bimësisë. Një pjesë e sendeve të vjedhura policia i gjeti në banesën e autorëve.
Kjo është hera e 4 që kjo banesë grabitet. Policia dyshon se xhaxha e nip Kastriot e Xhoni Guri janë autorë edhe të grabitjeve të tjera të ndodhura në zonë për të cilat po punohet për të gjetur prova ligjore.
Top Channel