Trafik droge nga Maqedonia e Veriut drejt Shqipërisë, lënda narkotike ishte fshehur në gomën e furgonit, dy të arrestuar Një 58-vjeçar është plagosur rëndë këtë paradite në fshatin Kamenicë në Korçë, pasi teksa udhëtonte me motor është përplasur me një makinë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:10, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Kamenicë. Mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin M. Q., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. S, njofton policia.
58-vjeçari nga fshati Dvoran u dërgua në spitalin e Korçës, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në polici.
Nuk dihet në ç’rrethana ka ndodhur aksidenti dhe çfarë e shkaktoi përplasjen. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që pritet të zbardhë aksidentin.
Top Channel