Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” me vota të barabarta, zgjidhen tre anëtarët më të rinj në KLGJ Një ndjekje si në filma ka ndodhur pas mesnate në Vlorë, ku një 42-vjeçar me iniciale H.H., nuk i ndaloi policisë teksa lëvizte me mjetin e tij tip “Porsche” pa targa.
Pasi shërbimet “Shqiponja” dhe të rendit u vënë në ndjekje të tij, arritën ta kapnin pas 15 minitash. 42- vjeçari u kap në lagjen Isa Boletini teksa në fytyrë mbante një maskë.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se gjatë ndjekjes personi ka rrezikuar jetën e efektivëve të policisë duke tentuar t’i godasë me automjet.
Ne momentin e prangosjes ai tha se ishte konfliktuar në një lokal në qytetin e Vlorës dhe për këtë arsye ishte maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.
Gjatë kontrollit të mjetit u gjet një maskë, 1 mjet prerës (thikë) dhe targat e automjetit. Gjatë testit të kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personi ishte në gjendje të dehur.
Në momentin e ndalimit u konstatua se personi kishte hematoma në fytyrë dhe kërkoi ndihmë mjekësore pasi tha se e kishin goditur disa persona në një lokal .
Ai është shoqëruar për ndihme në spitalin rajonal Vlorë ku dhe po mbikëqyret nga patrulla e rendit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin H. H., 42 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në lagjen “Hajro Çakërri”, duke drejtuar, në gjendje të dehur, një automjet pa targa, në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën 1 mjet i mprehtë dhe 1 maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme”- njoftoi policia.
Top Channel