“Tradhtoi” Kosovën për Zvicrën, sulmuesi do e shohë Kupën e Botës nga shtëpia

09/11/2022 13:18

Zvicra publikoi listën e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar për Kupën e Botës Katar 2022, mes të cilëve ishin dhe tre shqiptarë, dy kapitenët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, si dhe i riu Ardon Jashari.

Megjithatë, jashtë liste mbetet Andi Zeqiri. 23-vjeçari, i cili luan në radhët e skuadrës së Baselit, nuk është marrë në Kupën e Botës nga trajneri Murat Yakin.

Edhe pse lojtari me origjinë shqiptare ishte pjesë e edicionit të kualifikueseve duke u aktivizuar në katër ndeshje, ai nuk do të jetë pjesë e kombëtares helvete në Botëror.

Për Zeqirin kishte interes konkret dhe përfaqësuesja e Kosovës, që në qershor të 2022 postoi një foto të tij me uniformën dardane, por në fund sulmuesi ndryshoi mendje dhe vendosi që të veshë fanellën e Zvicrës.

Këtë edicion, Zeqiri është aktivizuar në 10 ndeshje duke shënuar 3 gola në kampionatin zviceran, por duket se nuk kanë mjaftuar që të fitojë një biletë për në Katar./ Super Sport

Top Channel