Një pasagjer u kap në përpjekje për të kontrabanduar me avion një armë të fshehur brenda një pule të papërpunuar. Arma ishte e mbushur dhe e mbështjllë në paketim letre brenda pulës.

Ende nuk është zbuluar kush e ka hartuar planin por fotot e postuara në instagram nga TSA, Administrata e Sigurisë së Transportit treguan oficerët të cilët ekzaminonin pulën brenda një zone të aeroportit, përpara se ta hiqnin armën.

Ata e kanë përdorur këtë situatë dukë bërë shaka në Instagram por edhe duke dhënë një mesazh.

“Pulat e komplotit ndërsa ne i afrohemi ‘Ditës së Falënderimeve’. Një armë e mbushur zjarri në zogun tuaj të pushimeve për të udhëtuar është thjesht një humbje kohe. Kjo ‘ide’ nuk ishte as gjysmë e pjekur; ishte e papërpunuar, e yndyrshme dhe padyshim e pa mbikëqyrur. Ju pëlqen apo jo, ka rregulla për të udhëtuar me armë dhe municione “, shkroi TSA.

Armët e zjarrit nuk janë të ndaluara në linjat ajrore amerikane, por ato duhet të mbahen në bagazhe të kontrolluara dhe duhet të vendosen në një kontejner të mbyllur.

Top Channel