Plagosja e punëtorit në guroren e Kolonjës, ndiqet penalisht administratori

09/11/2022 10:09

Pas plagosjes së 43-vjeçarit ditën e djeshme në guroren e Kolonjës, administratori V. D., 58 vjeç do ndiqet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Procedimi penal ndaj tij nisi pasi në guroren e kompanisë që ai administron, në afërsi të fshatit Selenicë, Kolonjë, Roland Dokollari rreth 43 vjeç banues në Ersekë, duke punuar me një makineri, mbeti i bllokuar dhe për pasojë mori dëmtime në trup.

Policia thotë se aktualisht 43-vjeçari ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel