Italia është goditur mëngjesin e sotëm nga një tërmet me magnitudë 5.5., lëkundje të cilat shkaktuan disa dëme.

Por këto lëkundje nuk u ndjenë vetëm në epiqendër, por edhe në të gjithë Italinë qëndrore edhe në një pjesë të Ballkanit.

Shtëpitë u tronditën për disa sekonda në bregdetin e Adriatikut dhe pati raportime për dëme të vogla, por jo viktima.

Shkollat ​​u mbyllën në pjesë të rajonit qendror Marche dhe trenat u ndaluan rreth qytetit të Ankonës për shkak të dyshimeve për dëmtime të kolonave.

Zyrtarët italianë deklaruan se tërmeti ishte 8 km (5 milje) në thellësi dhe se është ndjerë në Romë në perëndim, Bolonja, veri-lindje si dhe përtej Adriatikut në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë.

Lëkundjet e para dhe më të forta në orën 07:07 dhe u pasuan nga një numër goditjesh më të vogla.

Top Channel