Hodhi vezë drejt Mbretit Karl dhe gruas së tij, arrestohet një person në Mbretërinë Bashkuar (Pamje)

09/11/2022 14:19

Një person është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi hodhi vezë drejt Mbretit Karl dhe bashkëshortes Mbretëreshë.

Pamjet e momentit kur vezët i kaluan shumë pranë u përhapën me shpejtësi në rrjete sociale, pasi ishte një situatë e pazakontë.

Oficerët e policisë nxituan menjëherë për të kapur autorin, i cili po bërtiste me akuza ndaj mbretit.

Autori ende i paidentifikuar, u arrestua dhe u mbaj i shtrirë, deri në momentin që erdhën forcat e tjera policore.

Karl III, i cili erdhi në fron në shtator pas vdekjes së nënës së ti, Mbretëreshës Elizabetë, është në një turne dy-ditor në Anglinë veriore.

Vezë u hodhën gjithashtu në makinën mbretërore të Elizabeth në vitin 2022 kur ajo vizitoi Nottingham në Anglinë qendrore, dhe protestuesit anti-britanikë hodhën vezë ndaj Karl gjatë një shëtitjeje në qendër të Dublinit në 1995.

 

Top Channel