Shqiptarët e dëbuar të parët për tu rikthyer përsëri ilegalisht në Angli, The Sun publikon shifrat Pas bibliotekës së Faik Konicës, Lumo Skëndos dhe Aleks Budës në Bibliotekën Kombëtare do të zërë vend edhe biblioteka e Lasgush Poradecit.
Nëpërmjet një fondi të veçantë familjes se tij i janë blerë librat, duke bërë që rreth 650 tituj të koleksionit të tij të kalojnë në fondin e Bibliotekës.
Një pjesë e mirë e tyre mbartin shënimet e autorit dhe një pjesë e mirë po ashtu kanë nevojë për restaurim përpara se të ekspozohen gjerësisht.
Biblioteka e vjetër, e cila do të përfundojë së shpejti në një prej anekseve të Bibliotekës Kombëtare do të jetë njëlloj muzeumi i vogël që lidhet me jetën e shkrimtarëve dhe koleksionet e tyre. Sepse ata ishin ajo çka lexonin.
Llazar Gusho i njohur si Lasgush Poradeci ka qenë poet, arsimtar, përkthyes dhe kritik shqiptar. Ai është nga lirikët tanë më të mëdhenj, i cili u shqua për sensibilitetin dhe ëmbëlsinë poetike me të cilën i këndoi Shqipërisë dhe dashurisë, por edhe liqerit të tij.
Top Channel