Mesazhet ngacmuese ndaj ish-shefes konservatore, jep dorëheqjen ministri britanik

08/11/2022 22:43

Ministri britanik, Gavin Williamson ka dhënë dorëheqjen nga qeveria pasi dolën mesazhe në të cilat ai ngacmonte ish-shefen konservatore, Wendy Morton.

Ai u shpreh se synonte të pastrojë veten nga çdo e keqe, ndërsa përballet me të paktën tre hetime për sjelljen e tij.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai tha se po largohej nga qeveria me trishtim. Thuhet se Gavin e paralajmëroi Wendy Morton duke i thënë se “ka një çmim për gjithçka”.

Një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak deklaroi të martën se duhej më shumë kohë për të shqyrtuar akuzat kundër Williamson, i cili është akuzuar për sjellje ngacmuese ndaj kolegëve.

Williamson, i cili u shkarkua nga posti i sekretarit të mbrojtjes nga Theresa May për rrjedhje informacioni konfidencial dhe nga Boris Johnson pas një periudhe dy vjeçare si sekretar Arsimi, u rikthye në qeveri muajin e kaluar nga kryeministri Rishi Sunak si ministër i Zyrës së Kabinetit.

Top Channel