Ish-ylli i One Direction, Zayn Malik i shkruan kryeministrit për të siguruar ushqim falas fëmijëve në shkollë  

08/11/2022 11:55

Zayn Malik i ka bërë thirrje kryeministrit të Anglisë, Rishi Sunak që të gjithë fëmijët që jetojnë në varfëri t’u japë një vakt shkollor falas, ndërsa kriza e kostos së jetesës vazhdon.

Në një letër, ish-ylli i One Direction po mbështet një fushatë të Fondacionit të Ushqimit me bamirësinë që vlerëson se 800,000 fëmijë në Angli jetojnë në varfëri, por nuk kualifikohen për ushqim.

Edhe pse Zayn nuk është ambasador i bamirësisë, ai tha se ndihej i detyruar t’i shkruante kryeministrit dhe të ndante përvojat e tij.

“Këta fëmijë vuajnë nga mungesa e përqendrimit, disa madje përdorin vjedhjen e ushqimit nga mensat e shkollave sepse janë shumë të uritur, por nuk kanë mundësi të blejnë drekë. Ata gjithashtu ndiejnë turp që po ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre fizik dhe mendor. Unë e di se si është ai turp”, shkroi Zayn në letër, duke bërë të ditur se ka qënë në të njëjtën pozitë.

Ai shpreson që letra e tij të bindë qeverinë që të përfshijë një vakt shkollor falas për të gjithë fëmijët që jetojnë në varfëri si pjesë e ‘deklaratës së vjeshtës’.

Qeveria ka thënë më parë se ka zgjeruar tashmë aksesin në ushqimet shkollore falas më shumë se çdo tjetër në dekadat e fundit.

Top Channel