Zgjedhjet në SHBA/ Trump tregon se për kë hodhi votën

08/11/2022 19:16
Former President Donald Trump talks to the media with Melania Trump, after voting at Morton and Barbara Mandel Recreation Center on Election Day, Tuesday, Nov. 8, 2022, in Palm Beach, Fla. (AP Photo/Andrew Harnik)

Ish-presidenti Donald Trump konfirmoi këtë të martë se votoi për guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, duke parashikuar se do të jetë një “natë e shkëlqyer” për republikanët. 

“Po, e bëra”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse ai hodhi një votë për DeSantis jashtë një qendre votimi në Palm Beach.

“Unë mendoj se do të kemi një natë shumë të mrekullueshme dhe është emocionuese”, shtoi ai.

Trump hodhi votën e tij pak pas orës 11:30 të mëngjesit, në Qendrën Rekreative Morton në Palm Beach, afër pronës së tij në Mar-a-Lago, ndërsa ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Melania Trump.

Humbjet e mëdha për kandidatët e mbështetur nga Trump mund të krijojnë pengesa për fushatën e tij presidenciale në vitin 2024.

Në një tubim në Pensilvani të shtunën, Trump  iu referua guvernatorit të Floridës  si “Ron DeSanctimonious”.

 

Top Channel